Apostrof/ Kur dija "alternative" kthehet në ambicie politike (VIDEO)

26 Maj 2025, 20:03Kulturë TEMA
Apostrof/ Kur dija "alternative" kthehet në ambicie politike

Pse është bërë kaq e zakonshme që figurat që shfaqen si “dijetarë alternativë” të kalojnë nga videot virale në rrjete sociale… në politikë?
Dhe çfarë na thotë kjo për mënyrën si kuptojmë dijen, legjitimitetin dhe suksesin sot?

Gjatë bisedës në Apostrof Podcast me Bjorn Runa, studiuesi dhe autori Ardian Vehbiu ngbgriti  një shqetësim që i tejkalon çështjet e gjuhës dhe letërsisë: shndërrimin e pretendimit për dije në një strategji për ndikim politik. Dhe më poshtë e shpjegon qartë se si ndodh kjo:

“Po ta shikosh, shumë nga këta njerëz mësojnë nga politika – madje mësojnë edhe gjërat më të këqija të politikës. Tani edhe një nga personat që njihet si autore alternative, u paraqit në zgjedhje. Kjo tregon që ka një tundim për të kaluar nga albanologjia alternative në politikë, sepse këta njerëz e shohin suksesin që kanë në publik dhe e krahasojnë me refuzimin që u bëhet nga qarqet akademike.”

Këtu ndodh një shkëputje thelbësore mes dijes dhe pushtetit: për studiuesit e mirëfilltë, suksesi matet me rreptësinë e provës, vlerësimin e kolegëve, dhe përfshirjen në një traditë kërkimi, ndërsa për figurat “alternative”, vëmendja publike barazohet me të vërtetën. Ata nuk kërkojnë verifikim – kërkojnë klikime. Nuk matin argumentin, por numrin e ndjekësve.

Në thelb, e shohin shkencën si politikë pa zgjedhje formale. Dhe në një shoqëri ku vota dhe mbështetja popullore janë kthyer në formën e vetme të legjitimitetit, edhe gjuha e shkencës detyrohet të bërtasë për të mos u injoruar.

Për këtë, Vehbiu nënvizon edhe një tjetër problem: akademikët shqiptarë nuk janë trajnuar të komunikojnë me publikun. Ata janë mësuar të flasin me njëri-tjetrin. Janë të shkëlqyer në seminare dhe konferenca, por nuk funksionojnë në logjikën e mikrofonit dhe titrave të shpejtë. Kjo boshllëk e ka lënë hapësirën bosh — të cilën e mbush kushdo që flet me vetëbesim, pavarësisht çfarë thotë.

“Disa nga këto figura alternative janë shumë agresivë në rrjetet sociale. Bëjnë akuza që dalin nga caqet e debatit shkencor dhe futen në politikë.”

Në fund, kur dikush përballet me refuzimin nga komuniteti shkencor, por njëkohësisht me duartrokitje nga publiku, tundimi për të braktisur dijen në emër të ndikimit është i madh. Sepse sipas logjikës ku gjithçka matet me “ndjekje”, e vërteta kthehet në çështje popullariteti. Dhe kur popullariteti bëhet themeli i gjithçkaje, politika është stacioni i ardhshëm.

 

4 Komente

  1. P
    Poseidon

    JE NJE HAJVAN AKADEMIK , TI AKADEMIK ???? PO PSE THOJE SE AKADEMIKET NUK NDJEKIN DEBATET DHE VETEM DEL SEPSE JE AKADEMIK TURQIE APO ARABIE QE KE BEZDI PSE DISA PERPIQET TE SJELLIN NE VEMENDJE SE KA SHUME DERRASA TE THYERA NE STUDIMET PER GJUHEN SHQIPE....PASTAJ JA E ZEME SE SKANE TE DREJTE , PSE TI DUHET TE COHESH ME VRAP....APO PER PARA CNUK BEHET.....MAGJARE......

    Përgjigjjuni
    1. A
      Athinaja

      Ndersa ti je nje ziliqar, por edhe mendjeshkurter. Sidoqofte nuk i duhesh kerkujt, biles as vehtes! Pra je e kunderta e Vehbiut. Keqardhje per ty, por je i pa shprese.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anadolu

        U te shkreten moj Ana-thina vetem Vehbiu jot qenka SHPETIMTARI ? Gjithe ky popull ha bare , nuk ka as kulture as dije sipas teje ? Ju te dy do ndryshoni Gjuhen Shqipe sipas deshires tuaj apo edhe historine plus HERONJTE , mereni shtruar se po kerkon i “ gjilperen ne kashte“ thote populli kur ajo eshte gjetur shekuj me pare ? Nejse BIZNES eshte jeta qe pas 90-tes ?

        Përgjigjjuni
    2. k
      klosi

      Nje urti popullore thot: Me se keqi eshte kur budalla behet i vyeshem, apo nje idiot i dobishem.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje