“Ngjyra në vargje”, konkurs poetik i mbajtur në qytetin e Lushnjës

26 Maj 2025, 16:08Kulturë TEMA
“Ngjyra në vargje”, konkurs poetik i mbajtur në qytetin e

Kjo fundjavë mblodhi në Lushnjë poetë të rinj e të njohur. Ndonëse konkursi „Ngjyra në vargje” u organizua për herë të parë, Lushnja është një shtrat i pasur me poetë, shkrimtarë dhe artistë, ndaj dhe konkurrenca ishte e fortë.

Ishte dhe momenti i prezantimit me jurinë, e cila më herët ka bërë vlerësimet e poezive, pa njohur autorët e tyre. Edlira Gorreja me poezinë  “Mes tokës dhe qiellit” u vlerësua më çmim të parë”.

Me këtë çmim ndihem shumë e vlerësuar, falënderoj të gjithë ata që më vlerësuan. Në këtë poezi nuk kam dashur të nxjerr në pah vetëm veten time por secilin njeri që bën luftën e tij të përditshme”, u shpreh poetja Edlira Gorreja.

“Lushnja është qytet me traditë letrare, kulturore, historike, dhe një plejadë e tërë krijuesish. Sigurisht arti është një punë e vështirë, kanë prej ku të mësojnë”, u shpreh Kryetar i Jurisë, Prof Dok. Agim Vinca.

Ne vijmë në fakt me një frymë ndryshe duke i dhënë jetë dhe duke parë poetët e rinj si një shtysë e madhe për Lushnjën. Kur flasim për të rinjtë gjithmonë themi që rinia e sotme po shkon drejt digjitalizimit. Lushnja vjen ndryshe, ajo vjen me ngrohtësinë tematike”, u shpreh Emine Boriçi, Kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë.

Në këtë konkurs u lexuan 42 poezi, ndërsa mbajtja e tij çdo vit në maj synohet të kthehet në traditë.

/RTSH/

Lini një Përgjigje