Nesër do të përcillet në banesën e fundit Artan Lame, i cili u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.
Familjarët bënë me dije se pritjet në nderim të tij do të mbahen ditën e sotme deri në orën 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në Rrugën e Durrësit.
Ndërkohë homazhet do të mbahen të martën (27 maj) në orën 10:00 pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa në orën 12:00 do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës (Tiranë).
Artan Lame ndërroi jetë më 23 maj në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër. Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.
/atsh/
Shpallet ditë zie kombëtare Administrata do e beje pushim qe te marre pjese ne percjellje. Flamuri gjysem shtize dhe ndalohet qarkullimi me makina..po edhe bicikleta dhe motocikleta. Trupi do vendoset mbi shtratin e topit te mbuluar me dekorata dhe grada ushtarake. Banda do luaje muzike funeber gjithe diten. Godina e Akademise se Shkencave ndron emrin. Nga "Skender Gjinushi" behet "Lame Tapija". Ndalohen aktivitet zbavitese artistike perfshi tallavatë.. Urdheroj vajtim masiv derisa sa lumi Lana te dale nga shtrati. VKM per Lame Tapinë-Edvin Rama dv (Ngarkohet Ministria e Gonxhes dhe Kartan Shkreli per zbatimin e sa me siper.)