VIDEO/ Diana Jup Kastrati nderohet me çmimin prestigjoz në Festivalin e Gegnishtets "Sami Repishti"!

26 Maj 2025, 12:50Kulturë TEMA
VIDEO/ Diana Jup Kastrati nderohet me çmimin prestigjoz në

Festivali i Gegnishtes "Sami Repishti" që po shndërrohet në një traditë kulturore të qytetit, mbledh bashkë poetë, prozatorë, përkthyes dhe studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Organizatorët thonë se synimet kryesore të këtij edicioni janë zgjerimi i pjesëmarrjes dhe ngritja e standardit të krijimtarisë në gegnisht.

"Mbrëmë në Shkodrën e “ishujve të kulturës” - siç u shpreh një pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut, në oborrin e familjes së nderuar Repishti, nën ideimin, konceptimin e realizimin e amazonës Denata Rroji, e cila bën realitet aspiratat jo thjesht të vetat por të të gjithë Gegnisë, pata nderimin e të mbajturit të peshës së emrit të Çmimit, atë të të vyerit prof. Sami Repishti. Për më shumë, fjala falenderuese e imja."

- shkruan Diana Jup Kastrati për Festivalin e Gegnishtes "Sami Repishti" që u zhvillua në fundjavë.

“Gegnisht” është kthyer në një platformë të rëndësishme për promovimin dhe fuqizimin e letërsisë gege, duke sjellë në vëmendje figura të shquara të kulturës shqiptare dhe duke nxitur krijimtarinë e re në këtë dialekt të pasur.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje