Qilimi i kuq i Kanës pati kulmin e tij, me yje që u dyndën në Rivierën Franceze për Festivalin vjetor të Filmit. Tani në vitin e tij të 78-të, eventi është një xhevahir në kalendarin si të kinematografisë fisnike ashtu edhe të fashionistëve të rafinuar.
Që nga java e kaluar, aktorë, regjisorë, producentë dhe influencues ngjitën shkallët e shtruara me qilim – jo vetëm për të promovuar filmin e tyre të fundit në tempullin më të lartë të kinemasë botërore, por edhe për të shfaqur veshjet mahnitëse.
Këtë vit, kërkesat e modës u rritën përpara se festivali të hapte dyert — të nxitura edhe nga një ndryshim në kodin zyrtar të veshjes, i njoftuar vetëm disa orë para fillimit. Lakuriqësia u ndalua në mënyrë të qartë (duke ndaluar gjithashtu trendin aktual të preferuar të veshjeve ‘lakuriq’ të personazheve të famshëm që ka dominuar tapetin e kuq vitet e fundit); ashtu si edhe “veshjet voluminoze” me bina të mëdha për hir të kontrollit të trafikut.
Disa yje, si Halle Berry, iu bindën me përpikëri kufizimeve.
“Kisha një fustan të mrekullueshëm nga (Gaurav) Gupta që nuk mund ta vesh sonte sepse është shumë i madh në formë bishti”, tha aktorja në një konferencë për shtyp .
“Nuk do t’i thyej rregullat.”
Të tjerë vazhduan pa e çarë kokën me planet e tyre origjinale për veshjet. Heidi Klum dhe Wan QianHui ishin rebelet e para të vitit, duke mbërritur me fustane të harlisura me bishta sfidues që binin në ujëvarë.
Diku tjetër në festival, pati kthesa të zgjuara në rrobaqepësi, një argument i fortë për çizmet e larta deri në kofshë për meshkuj dhe fustanet e bëra nga xhins i ricikluar.
Shijoni imazhet me klas të Festivalit të Kanës:
Lini një Përgjigje