Flet djali i regjisorit të shquar, Pirro Milkani! Eno Milkani: U kthye një pasdite i lodhur dhe…

27 Maj 2025, 08:16Kulturë TEMA
Flet djali i regjisorit të shquar, Pirro Milkani! Eno Milkani: U kthye

Në një intervistë ekskluzivë, me fisnikëri, buzëqeshje në fytyrë dhe forcë, djali i regjisorit të shquar, Pirro Milkani, Eno Milkani i cili ndërroi jetë mëngjesin e datës 24 maj, ka bashkëndarë në studion e Ftesë në 5 të gjitha përjetimet e kësaj humbje.

“Faktori moshë… Një ditë u kthye pasdite nga kafja me shokët, ishte I pafuqishëm pas kafes, pati një virozë. Kjo shkaktoi komplikacione të organeve të tjera. Gjithë çfarë doja ishte të mos vuante në momentin e fundit, sepse kjo do të ishte më e rënda.

I kërkova doktorëve të mos vuante dhe e mora këtë garanci. Në orën 07:50 të datës 24 maj u nda nga jeta paqësisht”, u shpreh Eno Milkani.

Në një intervistë të ndjerë, Eno ndau 5 fotografitë e jetës më babanë e tij duke treguar ndër rreshtat e rrëfimit të tij se babai i mësoi të jenë përherë fisnikë, të respektojnë këdo pa rëndësi se çfarë punë bëjnë apo sa para kanë.

Top Channel

2 Komente

  1. T
    T

    Regjizore I shkelqyer dhe njeri I mire .????

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      I paperseritshem... I mrekullueshem qe la gjurme te pa shlyera ne artin shqiptar...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje