Përmeti: Ligji për kinematografinë është dizejnuar që në vitin 96’, ka nevojë për përmirësime

26 Qershor 2025, 09:11Kulturë TEMA
Përmeti: Ligji për kinematografinë është dizejnuar

Regjisori, Genc Përmeti  i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ligji për kinematografinë është dizejnuar që në vitin 96’ por çdo ligj ka nevojë për përmirësime.

Përmeti: Ligji për kinematografinë është dizejnuar që në vitin 96’.

Një ligj shumë i mirë mund të them pa frikë.

Çdo ligj ka nevojë për updajtime sepse edhe industria vetë ka evoluar.

Teknologjia dhe mënyra e operimit sidomos në sferën e bashkëprodhimit sepse mos të harrojmë që kinemaja shqiptare tashmë është futur në rrugën e bashkëprodhimeve.

Dhe bashkëprodhimet kërkojnë partner të cilët përveçse duhet të jenë të besueshëm edhe ne duhet të jemi të besueshëm nga ana tjetër.

Mos të harrojmë që edhe buxheti siç ka qenë ai buxhet që ka qenë që në fillim të viteve 2000, po i njëjti buxhet vazhdon akoma edhe kësaj dite.

Çmimet kanë ndryshuar, kemi një ndryshim të trajektores së çmimeve, transmeton ora.

Lini një Përgjigje