Piktura “Thesari i Rilindasve” e vitit 1982 gjendet në Galerinë e Arteve të Bukura.
Piktura e realizuar “Vaj në kanavacë” e piktorit Agim Shami, ka si tematikë përpjekjen e rilindasve tanë për të ndriçuar popullin përmes dijes.
Abetarja në qendër të sendeve me vlerë, në të vetmen pasuri që kishin rilindasit, është simbolikë e asaj që piktori e ka përshkruar mjeshtërisht në telajo.
Vepra është realizuar pak kohë pas realizimit të filmit “Udhë e Shkronjave”. Artistët përjetësuan veprën e rilindasve dhe më mirë se ata kush tjetër do të mund të shprehte sakrificën e tyre sublime, për dije, liri dhe pavarësinë e kombit shqiptar.
Lini një Përgjigje