Aktorja shqiptare Luana Bajrami u nderua mbrëmjen e djeshme me çmimin Oscars për filmin me metrazh të shkurtër “Two People Exchanging Saliva”.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë bëri të ditur se ky vlerësim nga “The Academy” përbën jo vetëm një triumf personal për aktoren, por edhe një dëshmi të fuqisë krijuese dhe talentit që artistët shqiptarë po shfaqin në skenat më prestigjioze të kinematografisë botërore.
Sipas QKK-së, ky vlerësim shënon një moment të rëndësishëm për filmin shqiptar dhe përfaqësimin e tij në arenën ndërkombëtare.
“Ky moment shënon një gur themeli për filmin shqiptar dhe na mbush me shpresë për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt majave të artit botëror”, vlerësoi QKK.
QKK vleresoi se arritjet e Bajramit do të shërbejnë si frymëzim për brezat e rinj të artistëve shqiptarë. A.K./TemA
ça flisni kot, jo ajo por filmi Two People Exchanging Saliva, filmi eshte Francez nga Natalie Musteata and Alexandre Singh, ajo merr pjese ne ate film