Shuhet Xhelal Pullazi, artist i brezit të parë të Ansamblit Kombëtar

17 Mars 2026, 09:25Kulturë TEMA
Shuhet Xhelal Pullazi, artist i brezit të parë të Ansamblit

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare artisti Xhelal Pullazi, një prej figurave të brezit të parë të Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore që nga krijimi i tij në vitin 1957.

Pullazi ishte pjesë e korit të ansamblit, ku u dallua për zërin e tij brilant bass dhe për rolin si kthyes i parë në këngët e grupit polifonik, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin artistik të institucionit.

Gjatë karrierës së tij, ai mori pjesë në shfaqjet e para të ansamblit në skena dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, si edhe në turnetë ndërkombëtare që prezantuan folklorin shqiptar në shumë skena të Europës dhe më gjerë.

Puna dhe përkushtimi i tij mbeten një pjesë e çmuar e historisë së Ansamblit dhe e trashëgimisë sonë folklorike. A.K./TemA

Lini një Përgjigje