PIKTURA E DITËS nga Mapo: Dedikim ‘babait’ të gazetarisë shqiptare, Jeronim De Rada - PORTRET nga Agim Zajmi

16 Mars 2026, 16:20Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS nga Mapo: Dedikim ‘babait’ të

Portreti: Jorenim de Rada
Piktori: Agim Zajmi
Viti: 1982
Vaj në kanavacë

Vendndodhja: Galeria Kombëtare e Arteve

Agim Zajmi përjetësoi një prej veprimtarët dhe atdhetarët më të shquar të Rilindjes sonë. Vetëm pak ditë më parë u kujtua gazeta e parë në gjuhën shqipe, themeluar nga Jorenim De Rada.

Portreti dedikuar Jorenim de Radës, vaj në kanavacë, ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Në mungesë të imazheve dhe fotografive të kohës për shkrimtarin dhe publicistin arbëresh, piktori ka mundur të krijojë më tepër se një portret, duke e bërë një ndër veprat më të vizituara.

Jorenim De Rada (29 Nëntor 1814 – 28 Shkurt 1903), i njohur gjerësisht si “babai i gazetarisë” shqiptare, themeloi dhe ngriti i pari gazetën shqiptare, “L’albanese d’Italia”. Përmes dijes e talentit të rrallë De Rada iu përkushtua çështjes kombëtare, që çoi në zgjimin e Rilindjes sonë Kombëtare.
E para media shqiptare në histori e themeluar mw 23 shkurt 1948 në Itali vazhdoi misionin fisnik të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqipe në vendin fqinj, falë gjenialitetit mbante emrin, Jorenim De Rada.

1 Komente

  1. L
    Labi

    Jorenim, apo Jeronim de Rada?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje