Në episodin e fundit të Apostrof Podcast, shkrimtari arvanitas Dimosthenis Papamarkos shpjegon procesin jo të zakonshëm pas shkrimit të tregimeve të librit “Gjak.” Ai thotë se para se të ulej për të shkruar, ishte sikur të mund t’i dëgjonte zërat e tyre në kokë, duke përfytyruar se si ata flisnin, reagonin dhe si rrëfenin historitë e jetëve të tyre.
Në momentin që zëri tingëllonte mjaftueshëm autentik, ai thotë se ulej për ta shkruar tregimin pa ndërprerje, duke u përpjekur të ruante ritmin e rrëfimit oral. Sipas Papamarkos, synimi ishte që të krijonte përmes shkrimit përshtypjen se lexuesi nuk ka përballë një prozë letrare tradicionale, por transkriptin e një audio-regjistrimi të vjetër.
Ai thotë se për ta arritur këtë, e ka ndërthurur origjinalin greqisht me dialektin arvanitas dhe në ato momente kur personazhet gjenden nën stres të madh emocional, ata flasin vetëm në gjuhën e tyre amtaare. Rezultat i kësaj është një përmbledhje me tregime të formësuara jo vetëm nga historia dhe kujtesa, por edhe nga tingulli i gjallë i vetë gjuhës.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:
Dhuna që fshehim: Shkrimtari arvanitas Dimosthenis Papamarkos për luftën, të keqen dhe Ballkanin
Lini një Përgjigje