PIKTURA E DITËS: "Sali Shijaku"- Portret i mjeshtrit të madh nga Bujar Arizi

22 Tetor 2025, 19:12Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Sali Shijaku"- Portret i mjeshtrit të madh

Piktori i njohur Bujar Arizi ka realizuar një portret të jashtëzakonshëm të mjeshtrit të madh Sali Shijakut, në shenjë mirënjohje të paharuar.

Me një teknikë të pastër dhe ngjyra të gjalla, ai ka sjellë jo vetëm pamjen, por edhe karakterin fisnik të artistit. Portreti reflekton respektin ndaj një figure të madhe të artit shqiptar. 

Sali Shijaku i lindur në vitin 1933, ishte një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Piktori i popullit hyri në art me dëshirën për të përshkruar dhe tejkaluar atë akademizëm perëndimor dhe ja doli me sukses kur jetoi dhe tejkaloi edhe një akademizëm të ndryshëm, atë lindor. 

Ndër vite është vlerësuar dhe nderuar me disa çmime, ndërsa në vitin 1969 mori titullin "Artist i Merituar" dhe më 1979 titullin "Piktor i Popullit". U nderua me titullin "Nderi i Qarkut të Tiranës" (2004).

Shijaku bënte pjesë në grupin e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, nga historia, nga legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohës. Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Lini një Përgjigje