Festivalet Folklorike Kombëtare të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë të mbajtura në Lezhë, gjatë viteve 2002, 2003 dhe 2005 janë përmbledhur në një libër me autor muzikantin, dirigjentin dhe studiuesin e njohur trashëgimisë folklorike muzikore shqiptare Ermir Dizdari.
“Kam qenë Drejtor Artistik i këtij festivali, dhe në këtë libër kam përmbledhur të gjithë shënimet e mia, madje edhe tekstet e të gjitha këngëve janë të përfshira në këtë libër”, u shpreh Dizdari.
Drejtoria e Kulturës në Bashkinë Lezhë, Jona Dividi, u shpreh se ky libër është një vlerë e shtuar trashëgiminë folklorike.
“Ermir Dizdari është një figurë që i ka dhënë shumë artit shqiptar. Libri që promovojmë sot është një kontribut i çmuar që dokumenton dashurinë e festivale folklorike muzikore shqiptare të rapsodëve”, tha Dividi.
Ky botim i mbështetur nga Bashkia Lezhë përbën një dokument të rrallë, i cili jo vetëm ruan, por edhe nderon pasurinë shpirtërore të trashëgimisë muzikore të këtij rajoni. - RTSH-
Lini një Përgjigje