Xhevdet Ferri, amaneti që la para se të mbyllte sytë

21 Tetor 2025, 20:33Kulturë TEMA
Xhevdet Ferri, amaneti që la para se të mbyllte sytë

Ditët e fundit i kaloi në spital, duke u përballur me sëmundjen e rëndë. Në nderim të tij nuk pati asnjë ceremoni.

Kjo sipas vendimit të marrë nga vetë familja e tij. Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u kishte thënë familjarëve se nuk donte homazhe, sikurse ndodh në rastet kur vdesin njerëz të mëdhenj.

Sipas raportimeve, varrimi ishte bërë në Sharrë pa shumë zhurmë.

Ferri u ka hequr mundësinë personazheve nga politika e shumë të tjerëve të “përulen” para tij tani që nuk është më. Sigurisht, për këtë do ketë pasur arsyet e tij të cilat i mori me vete.

Ferri do të mbahet në mend si një ndër aktorët më brilant të artit tonë. Ai ka bërë gjithmonë role të mira që kanë zënë vend në memorien e gjithsecilit prej nesh.

—————————————

 

Lini një Përgjigje