PIKTURA E DITËS: "Shoqet" në Deçan- Tradita në penelin e Buron Kacelit

21 Tetor 2025, 16:29Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Shoqet" në Deçan- Tradita në

Vepra "Shoqet" e Buron Kacelit paraqet disa vajza, të veshura me veshje tradicionale shqiptare që pasqyrojnë kulturën e zonës së Deçanit.

Piktori Buron Kaceli çdo ditë në studion e tij vazhdon punën me aktivitetin krijues. Është një nga artistët e njohur, i cili me veprat e tij ka marrë vlerësime brenda dhe jashtë vendit. Edhe këto ditë e gjejmë në studion e tij të punës, në një ambient plot me piktura.

Piktori ka marrë disa çmime të kritikës, një i kritikës italiane në një ekspozitë shqiptaro-italiane dhe është po aq i preferuar jashtë kufijve, në ekspozita të përbashkëta në Greqi e Itali, etj, sa edhe në Shqipëri.

Në studion e tij ka plot punë të përfunduara, punë në proces si dhe skica e projekte të ndryshme.

Buron Kaceli, djali i piktorit të njohur Sadik Kaceli, ka vazhduar traditën artistike të familjes së tij. Sadik Kaceli, i njohur si autor i stemës së Republikës dhe një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, ka lënë një trashëgimi të madhe në fushën e artit.

Buron ka ndjekur hapat e të atit dhe vazhdon të merret me pikturë, duke organizuar ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Lini një Përgjigje