Besimtarët e krishterë ortodoksë kremtojnë sot Shën Artemin, dëshmorin e madh të fesë, ushtarakun e guximshëm dhe shëruesin e sëmundjeve.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë publikoi imazhin e një ikone të ikonografit të famshëm, David Selenica. Ikona i përket kishës së Shën Kollit, në Voskopojë dhe është realizuar në periudhën 1722-1726.
Shën Artemi ishte oficer i perandorisë, i njohur për besimin e palëkundur dhe guximin përballë persekutimeve. Emri i tij, që do të thotë “i shëndetshëm”, lidhet me fuqinë shëruese të lipsaneve të tij, të cilat njihen për shërimin e sëmundjeve, veçanërisht arthritit.
Në këtë ditë kushtuar mbrojtësit të të sëmurëve dhe shembullit të qëndrueshmërisë në besim, kremtojnë të gjithë besimtarët e quajtur Artem, Artemis, Artemisa, Artemida, Gjerasim e Jerasim, që mbajnë emrin dhe festojnë në nderim të shenjtorëve. /atsh/
Uroj që shqiptarët ta shohin të ardhmen nën dritën e rilindasve, pa e mbajtur kokën zhytur në llucërat e injorancës së mesjetës, tek puthin duart e fqinjëve horra dhe venerojnë çdo lloj jashtëqitje dhe profeti të mizerjes sonë apo të mizerjes së fqinjëve tanë.