Mbrojtësi i teatrit kur nuk kishte asgjë për të mbrojtur, disident ku nuk ka diktaturë, shpërndarësi i kartolinave kur studentët vërshonin rrugëve, Robert Budina ky opportunist sagllam i çdo kauze qytetare, ky reklamaxhi klikimesh, njeri i përçudshëm dhe artist i rangut të tretë.
Filmi i Robert Budinës, titullin nuk ja mban mend njeri, Pikë Uji e kishte më duket, klishe, kitsch, i pagëlltitshëm për miletin, turpërues për kinematografinë. Gresa Pallaska, kjo aktore që përveç mbiemrin s’ka asgjë tjetër interesante. Të kujtojnë ato filmat e socrealizmit, jojo e kam gabim, as ato nuk ishin aq të shpëlarë sa ky.
Robert Budina, ky kanakar i pëdësë, ky karikaturist i artit të tetë zë vend në blogosferën shqiptare.
Robert Budina do shkojë në Oscar!
Popo e dëgjuat mirë. Do përfaqësohemi në Oscar nga gjyshi që bën palestër, apo është Mondi ai, kushoja Bertit.
Robert Budina që nuk ka lidhje me estetikën. Roberti i megafonit, Roberti i Berishës, Roberti intelektual i lirë e i pavarur. Micro Roberti!
Roberti ky zgrapës fondesh. Roberti ky sukses i papritur në kinematë e kryeqytetit. Roberti ky njeri shpirtkazëm që nuk di të dalë në pension.
Robert lëri filmat me plagë shoqërore. Robert mos e bëj të vuajë kulturën se na meke. Jemi dështakë kështu si jemi. Nuk kemi nevojë të na japësh mend për aferat e pushtetit. Robert, toka e burrneshave nuk ka nevojë për feminizëm të importuar OJQ. Robert, toka e Ismail Kadaresë ka nevojë për klas jo për palaçollëqe e paçavure të gatuara kushedi në cilat zyra të informacionit të pëdësë.
Micro Robert, a e di ti se gjëja e parë që bëri Ismail Kadare me honoraret e poezive ishte të blinte një kamera për të xhiruar filma të shkurtër. Micro Robert a e di ti se si i propozoi Ismaili Helenës ? Pikërisht me këtë kamera. Micro Robert mos përdhos kujtimet e askujt me të tillë filma. Micro Robert largoju kameras se shohin fëmijët.
Micro Robert, shko filmo dokumentarë te kopshti zoologjik, ndonjë shimpanze tek kruan topet e pastaj i merr erë. Nuk je as për telenovela Micro Robert, lëre kinemanë rehat !
Hahahaha!
Të lumtë dora dhe mëndja për këtë shkrim kaq interesant, për një personazh hiç interesant, që mbeti rrugëve budallai për ti bërë qejfin një krimineli dhe hajduti që po na çudit me faktet që po dalin çdo ditë.
Po Kadareja ku mer lal?