Pranvera e Frankofonisë/ Zhvillohet në Shkodër konferenca e "Albanie, ici et ailleurs"

25 Prill 2025, 12:00Kulturë TEMA
Pranvera e Frankofonisë/ Zhvillohet në Shkodër konferenca e

U zhvillua me sukses ditën e sotme në Shkodër edicioni i 30 të i "Universitetit të Pranverës" me titull "Duke shkelur kufinjte e identiteve".

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Pranverës së Frankofonisë dhe në bashkëpunim me Universitetin Paris VIII me vendondodhje në Saint-Denis të Francës.

Të martën u organizua dhe një shfaqje te Akademia Marubi (film i Radu Jude, regjisor rumun).

Si një aktivitet me heterogjeninet kulturor dhe mendësi liberale nuk munguan kontributet nga profesorë nga Tajvani (Hanh Ngyen), doktorantë francezë, studiues francezë apo studentë italianë.
Kumtesat u mbajtën si drejtpërdrejtë në auditorin e FSHS në Tiranë apo në mjediset e Hotel Kadukut në Shkodër por dhe online nepërmjet internetit.

Me pjesëmarrjen e Alain Brossat, Julian Bejkos, Philippe Roy dhe Orgest Azizit si zakonisht epiqendra e diskutimeve ishte kritika e pushtetit (dhe neoliberal) ekonomik dhe kapitalizmit në përgjithësi si një distopi reale tashmë.

Konferenca e rrjetit "Ici et ailleurs" mbaron ditën e sotme me tri kumtesa. 

Në diskutim u vunë dhe gjendja botërore e emigrantëve dhe gjendja specifike e emigrantëve në Gjadër por dhe çështja e Palestinës. Përndryshe paraditet dhe mbrëmjet qenë të hareshme. A.K./TemA

Lini një Përgjigje