U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Fakultetit Filozofik të Prishtinës.
Kjo marrëveshje ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve në fushën e kërkimit shkencor, edukimit dhe kulturës.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli dhe nga Dekani i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi në mjediset e Fakultetit në Prishtinë.
I pranishëm ishte dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Kjo marrëveshje premton aktivitete, konferenca dhe seminare të përbashkëta mes dy instuticioneve përgjatë vitit 2025. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhuroi edhe 70 tituj librash të autorëve bashkëkohorë shqiptarë për Bibliotekën e Universitetit. A.B.