Portreti i Atit të Shenjtë në rërë: Artisti indian nderon figurën e Papa Françeskut

23 Prill 2025, 18:49Kulturë TEMA
Portreti i Atit të Shenjtë në rërë: Artisti indian

Pas vdekjes së Papa Françeskut një artist në Indi ka krijuar në rërë një skulpturë me imazhin e Atit të Shenjtë për të nderuar figurën e tij.

Skulptura, e punuar në një plazh në qytetin indian të Purit, është 8 metra e gjatë dhe është bërë me 8 tonë rërë.

“Është një humbje e madhe në mbarë botën. Njerëzit në çdo cep të botës po e nderojnë në mënyra të ndryshme. Ne, si artistë, kemi krijuar këtë skulpturë me rërë të Papës”,thotë Sudarshan Patnaik.


Pavarësisht se publiku tashmë ishte në dijeni për  problemet e tij shëndetësore, ndarja nga jeta e Papa Françeskut tronditi shumë besimtarë duke qenë se paraqitja e tij në swheshin e Shën Pjetrit për festën e Pashkës kishte ngjallur shpresat se Ati i Shenjtë ishte drejt shërimit.

Klan News

1 Komente

  1. s
    shefi 55

    Shume e bukur ! U prefte ne paqe!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje