Në Ditën Botërore të Librit, Adriatik Kurti, një lexues i rregullt dhe i përkushtuar, ndau mendimet e tij mbi rolin që libri luan në jetën e përditshme, veçanërisht për të rinjtë.
Në intervistën për fax News, me gazetaren Sedjana Huna. maniaku i librit Adriatik Kurti shprehet se leximi nuk është thjesht një aktivitet i dobishëm, por një nevojë shpirtërore dhe mendore, një mënyrë për të njohur veten, botën dhe të tjerët.
Ai theksoi se libri është një udhërrëfyes i heshtur, por i fuqishëm, që të ndihmon të mendosh më thellë, të ndjesh më gjerë dhe të veprosh më me ndërgjegje.
Duke u ndalur te të rinjtë, Kurti nënvizoi se lidhja me librin duhet të fillojë natyrshëm, pa imponim, por me kuriozitet dhe dëshirë për të mësuar. Ai i fton të rinjtë të mos e shohin leximin si një detyrë, por si një mundësi për rritje personale.
/FaxWeb/
Adrìatiku ka te drejte qe leximi nuk del kurre nga moda. Eshte fati yne qe letersine cilesore te botes e kemi ketu,sepse letersia jone eshte monopolizuar prej mediokerve dhe eshte beŕe e peshtire.
POR PËR PERANDORINË - LIRIKA SHQIPTARE, epolirika magjepëse, do thuash gjë keq ? Kam ndër mend me të dhanë një kujtim XHEVAHIRE, moj goce, gjithë MALLËNGJIM e sa e sa vargje magjepëse të lirikës popullore Ose: Po të vij qark si zog skifteri; me u taku me ty. Ose Të kërkova gjemb më gjemd; c´u dogja për me t´pa ! Cmenduri, dehje lirike! ose: S´më ke, s´të kam faj ! Arti popullor thesari i pazbuluar kombëtar. UNESCO të ndërhyjë ! KRYEVEPRA e SIMBOLISMIT poetik