Kryeministri Edi Rama vizitoi sot teatrin e ri të qytetit të Çorovodës.
Teatri ka rilindur në godinën e vjetër të ish-Pallatit të Kulturës, si një hapësirë arti bashkëkohore, me një sallë moderne prej 250 vendesh, në funksion të artistëve dhe dashamirësve të artit që do të ndjekin shfaqjet dhe eventet e tjera kulturore.
Kryeministri gjatë vizitës pa disa foto që tregonin pamjet sesi ka qenë kjo sallë dhe ndryshimin rrënjësor që ka pësuar ajo.
Rama vlerësoi ndryshimet e bëra në sallë, teksa drejtori i Teatrit u shpreh se, kjo sallë do të përdoret për evente të veçanta.
/atsh/
Lini një Përgjigje