23 prilli në kalendarin kishtar kujton Shën Gjergjin martir.
Besimtarët e krishterë kanë festuar Shën Gjergjin mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e sotme.
Figura e Shën Gjergjit u lidh me gojëdhënën e famshme të fitores mbi dragoin, e cila në përfytyrimin popullor simbolizonte fitoren e kristianizmit mbi dhunën çnjerëzore të së keqes. Prandaj në ikonografi paraqitet gjithnjë si kalorës kreshnik që ndeshet dhe mund dragoin.
Të shumta janë gojëdhënat, që u krijuan në shekuj për shenjtin, kulti i të cilit u përhap shumë si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim, duke nisur që nga shekulli IV. Shën Gjergji, simbol i triumfit mbi të keqen, dhe pararendës i stinës së verës, lindi në Kapadokie, ku edhe u bë oficer i ushtrisë romake. I kthyer në fenë e krishterë nga e ëma, hoqi dorë nga ky rang. Gjatë shpërthimit të martirizimit kundër të krishterëve, u burgos dhe u martirizua.
Këtij shenjti i kushtohen shumë kisha në vendin tonë: kisha e Shën Gjergjit në Kalanë e Beratit; në Kardhiq të Delvinës; në LLëngë të Pogradecit; në Durrës; Vithkuq të Korçës; Katedralja e Shën Gjergjit në Fier; në Kudhës të Himarës; në Lushnjë, në Lupckë të Përmetit; Drenovë të Korçës; në Libofshë të Fierit; në Shkallë të Sarandës, në Jorgucat të Gjirokastrës e shumë të tjera. Shumë prej këtyre kishave janë shpallur Monumente Kulture dhe vizitohen jo vetëm për festa por gjatë gjithë vitit.
/rtvora/
GEZUAR ORTHODHOKSET QE KAN EMRAT ,,JORGJO JORGO JORGJOA JORGAQI GAQO
PER SHUM VJET SHEN GJEORGJI ,,,I ORTHODHOKSEVE ,,,KRISTOS ANESTI ,,,KIRJE LEJSON ,,,AMIN
te ka mbetur sahati te pashket o pilok
Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi sunite or shiite shqipfoles m'Albaniston, ne nuk kemi pune me kesisoi festash kristiane,ne kemi baba Aliun me hanxhar ee kalaznikov...... gezuar Novruzin
Nje bravo te madhe gazetes Tema, qe po u jep udhe, historise se fese kristiane ortodokse, qe ka qene trupi dhe shpirti i patriotizmit shqiptare, me devizen : ´´Me pushke dhe pene per memedhen´´ dhe ka qene per tere historine, pjese shpirterore e iluminizmit europian.
Të përqafoj, vëllau im shqiptar ortodoks /katolik, unë shqiptari, musliman pasiv.
Obiektet fetare jane Pjese e kultures dhe mbi te gjitha jane prona qe mbahen peng per pazaret e shtetit me Kishen apo dhe obiekte te tjera religiose qe mbahen peng. Keto ndodhin vetem ne Turqi ku pronat e Kishes I mban Turku dhe Pronat e Bektashinjve rymes kunder radikalizimit. Nuk jane vendet e Shenjta monumente por prona qe me tituj jane gllaberuar nga nje shtet komunist qe ende vazhdon historrine e erret.
ILIRIA, temë interesante që as autori i shkrimit dhe aq më pak ti nuk e sqaroni. Dua dhe pres përgjegje përse festohet ndër ne Shën Gjergji edhe më 6 maj. Ana e Gostivarit, fshatrat malore, vecmas katundi Rëkanë (Recan i Poshtëm) e festonte masovikisht, me përmasa "festivali" etnokulturor, si rralë kund ? Nëse kush di të na sqarojë për më tepër, mirëpres një shkrim në faqet e Temës. Me nderime !
Ne 6 maj Shen Gjergji festohet kur Pashka ka rene Data 5 maj. Ndaj ka ngel si dite festimi dhe kjo per shkak se ne shum vende ku u nderpre riti orthodox dhe u zevendesua me konvertime ne katolicizem ose Muslim kjo tradite qe bazohet ne kalendarin orthodox u harua qe ditet e festes se pashkes ndryshojne na viti ne vit dhe Shen Gjergji nuk festohet kur bie gjate javes se madhe por pas javes se madhe.