Prezantohet në Shqipëri për herë të parë vepra madhore “The Balkan Languages” (“Gjuhët ballkanike”) e profesorëve emeritus Victor A. Friedman dhe Brian D. Joseph

3 Korrik 2025, 18:11Kulturë TEMA

Prezantohet në Shqipëri për herë të parë vepra

**

Prof. emeritus Brian D. Joseph prezantoi në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë veprën e tij të re, të hartuar bashkë me profesor emeritus Victor A. Friedman, me titull “The Balkan Languages” (Gjuhët ballkanike), botuar më 26 qershor 2025 nga Cambridge University Press.
Prezantimi u bë nëpërmjet një takimi shkencor me temën “Gjuhët e Ballkanit në një dimension të ri”, të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, gjegjësisht Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë me departamentet përkatëse, me bashkautorin e kësaj vepre madhore prof. Brian D. Joseph.


Takimi u moderua nga prof. asoc. Aristotel Spiro. Ai u shpreh se jemi të nderuar ta kemi sot mes nesh prof. emeritus Brian D. Joseph, një studiues që ka formuar disa breza shkencëtarësh, me dije, integritet dhe bujari intelektuale. Më tej ai shprehu mirënjohjen për marrëdhëniet e qëndrueshme të miqësisë intelektuale dhe bashkëpunimit që të dy autorët kanë ndërtuar me komunitetin tonë shkencor ndër vite, të cilët zgjodhën vendin tonë për promovimin e parë të veprës në rang botëror.


Prof. asoc. Spiro theksoi se “The Balkan Languages” është fryt i më shumë se tridhjetë vitesh bashkëpunimi dhe kërkimi nga dy prej figurave më të rëndësishme të gjuhësisë ballkanike, e cila sjell një qasje të re: Përtej përshkrimeve klasike të “ballkanizmave”, ajo ofron një analizë të thelluar të mekanizmave historikë, shoqërorë dhe dialektorë që kanë ndikuar në formimin e Lidhjes Gjuhësore Ballkanike.

Në këtë kuadër, gjuha shqipe zë një vend qendror jo vetëm si një nga gjuhët më të vjetra të rajonit, por edhe si një nga kontribuueset kryesore në formimin dhe përhapjen e veçorive që quhen sot “ballkanizma” – si për shembull përdorimi i nyjës së prapme shquese, ndërtimet analitike të kohëve, humbja ose dobësimi i paskajores, apo strukturat e pronësisë.
Victor A. Friedman dhe Brian D. Joseph theksojnë rolin aktiv të shqipes, jo vetëm si përfituese, por edhe si burim dhe ndërmjetëse në kontaktin ndërgjuhësor. E veçanta e kësaj vepre qëndron edhe në qasjen e ekuilibruar dhe kritike, me një optikë ndërkombëtare, larg pasioneve lokaliste, e cila u jep zë edhe gjuhëve më pak të përfaqësuara si gjuha rome ballkanike, turqishtja, torlakishtja apo judezmoja.

Botimi i kësaj vepre është një moment i rëndësishëm për gjuhësinë shqiptare dhe për gjithë fushën e studimeve ballkanike. Ai afirmon rëndësinë e shqipes jo vetëm si objekt studimi, por si kontribuese aktive në historinë komplekse të kontakteve gjuhësore në Evropën Juglindore.
Disa nga punimet e Brian Joseph janë botuar edhe në gjuhën shqipe. Një vëllim me artikuj dhe studime të zgjedhura i titulluar “Vështrime Albano-Ballkanologjike” është botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më 2022-shin.


Në vitin 2022, ai prof. emeritus Joseph është nderuar me titullin Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, një titull që e mban edhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, prof. Victor A. Friedman, për kontributin e spikatur në njohjen dhe përfaqësimin shkencor ndërkombëtar të gjuhës shqipe.

Prof. emeritus Brian D. Joseph shprehu mirënjohjen për kontaktet e vazhdueshme me albanologët shqiptarë e të huaj, të cilat e kanë ndihmuar për hulumtimet akademike dhe kërkimet në terren. Ai foli gjithashtu për vendin që zë gjuha shqipe në kontekstin e gjuhëve indoevropiane dhe në kontekstin ballkanik.


Në fund të takimit takim u diskutuan çështjet e trajtuara nga dy gjuhëtarët e shquar amerikanë si prejardhja e ballkanizmave, marrëdhëniet mes dialekteve dhe standardeve, por edhe roli i gjuhëve të vogla në hartën gjuhësore të kësaj treve.

1 Komente

  1. R
    Ringjallja pellazge

    Nese dikush ka mundur ta lexoj, le te na jap ndonje koment. Sigurisht sipas asaj qe ai e mendon. Profesor Josef hyn tek dashamiresit e gjuhes shqipe. Si i huaj qe eshte, dhe me njohje te kufizuara te shqipes, nuk besoj ne ndonje mbrekulli. Sigurishte kur hyn ne emrin e tij dhe shikon ato pak punime per gjuhen shqipe, kupton njohurite tij te pakta. Ne ket pike nuk eshte fajtor. Fjaloret e gjuhes shqipe jan thjeshte perkthime te fjalorve te huaj. Asnjeher nuk c'kodizohet e verteta e gjuhes shqipe. Gjuhtaret thjesht bejne perkthime te fjalorve te huaj pa i dhen rendesi, se c'far jep ne te vertet fjala nepermjet gjuhes shqipe. Atje kam pare se profesori ne fjale, rrotullon te njejtat gjera qe sillen per huazimin e fjaleve shqip. Psh, kujtoj fjalen 'keng' apo "kendoj" si huazim ta latinishtes "KANTARE". Ne te vertet shqipja e zberthen ne tre fjale, te cilat arsyetojne fjalen "KENDOJ", KE -END(ENDET)-DOJ. Pra kenga nuk eshte gje tjeter vetem nje endje qe e deshiron, kalon nga nje brez ne tjetrin. Njesoj siç ka kuptimin ne shqip fjala LEGJEND. Dmth, shqipja ta sjell fjalen ne fuqin dhe veprimin qe ka. LE(Ë)-GJE(Ë)-END(JE), pra legjenda eshte ajo qe vjen nga thellesia e ndoshta mijra vjeteve, apo eshte ajo qe mer dhen. Dmth perhapet shpejt. Pra, fjaloret e shqipes duke mos dhen thellesin e zberthimit te vertet ne shqip te fjaleve, keqkupton mosnjohesit e gjuhes shqipe, te cilet mund te ken vertet thellesi ne trajtimin e saj. Pra fjaloret tan duhet ta trajtojne fjalen e shqipes ashtu sic vertet e jep shqipja kuptimin. Te huajt e pranojne apo jo kutimin e fjales ne shqip, esht pun e tyre. Nga ana tjeter, kur shikon perfaqesuesit e AKADEMISE, qe bashkeshoqerojne ngjarjen, kupton se sa qesharake eshte albanologjia jone si institut. Personi ne fjale, jo vetem qe nuk afron ndonje mencuri gjuhesore ne shqip, por me e keqja, lindur, rritur dhe shkolluar ne Shqiperi,flet nje shqipe handikape. Ne mencurin e tij te lartesuar ka, grek dhe perkthyes i greqishtes. Pra nje grekofil qe punon per greqishten. Sigurisht, nuk esht i pari grekofil qe mbush albanologjin ton. Esht nje lob i tër grekofilesh te cilet u mblodhen me kujdes te madh nga qimanexhinjte e AKADEMISE SE SHKENCAVE. Ndaj akademiket tan jane katandisur ne lodra dhe krijesa qe mbjellin vetem konflikte dhe mos vleresim, per atdhetaret qe krijojne dhe pasurojne gjuhen ton. Te vetmet punime te tyre jan kunderveniet ndaj cdo gjeje e cila sjell lashtesine, dhe theellesin e gjuhes ton. Akademiket tane, krijojne vepra, dhe i paraqesin ato, pikerishte kur bota shkencore e huaj, me ato pak njohuri qe marin per gjuhen shqipe, mendojne dhe besojne se gjuha Shqipe eshte nder me te vjeterat e folur edhe sot. Pra akademiket tan jo vetem qe firmosin peticione kunder "SHARLATANVE" por edhe krijojne dhe e shperndajne vepren "SHARLATANET", ne diten qe bota e prezantonte gjuhen shqipe, nder me te vjetrat. Po pse kjo ngutje kaq e madhe, si arriten keta lloj akademikesh kaq shpejt, ti kundervihen mendimit boteror per vjetersine e shqipes, gjoja si kundervenie "sharlatanesh"? Pra, ligesia vellavrasese eshte kthyer ne detyre paresore tek akademiket apo bashkakademiket shqiptar. Thone se edhe fjalen "SHARLATAN" e kan gjetur origjinen nepermjet fjalorve freng. Fjaloret freng apo kinezo-indian mund te japin shpjegimet e tyre, askujt nuk i prish pune. Gjuha Shqipe ka shpjegimin e saj. I pelqejne apo jo te huajt pak rendesi ka. Ajo te jep shpnegimin e saj. "SHAR-LA-TAN" nuk besoj se mund te vlej ndonje gjuhe tjeter. Apo nje tjeter version(ver-si-jon) "ÇAR-LA-TAN". A ka arsyetim me te qart?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje