Promovohet në Shkodër “Etnoletra shqipe" i Vehbi Miftarit

5 Dhjetor 2025, 16:51Kulturë TEMA
Promovohet në Shkodër “Etnoletra shqipe" i Vehbi Miftarit

Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” u promovua libri më i ri i studiuesit, poetit dhe pedagogut Vehbi Miftari, “Etnoletra shqipe”, një vepër e cila përmbledh hulumtimin e tij shumëvjeçar mbi raportin e letërsisë me etnokulturën dhe identitetin kombëtar. Autorit i janë dashur rreth 9 vite punë kërkimore, për të mbledhur materiale, duke analizuar teori bashkëkohore dhe duke ndërlidhur letërsinë me kujtesën.

“Libri është një përpjekje e imja që të hap një dritare të re në studimet mbi letërsinë duke qenë se përbën një studim ndërdisiplinor ku përveç dijeve teorike ndërthuren dhe dije të tjera”, u shpreh Miftari.

Miftari, i njohur për veprat e tij studimore dhe kritike, aktualisht është pjesë e misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Vatikan, çka ia shton dimensionin ndërkulturor dhe institucional punës së tij kërkimore.

“Në Vatikan ruhet trashëgimia kulturore dhe shpirtërore e një pjese të madhe të botës dhe të qenit një njeri u kulturuar e bën shumë më të lehtë dhe punën”, tha ai.

Libri pritet të shërbejë si referencë e rëndësishme në fushën e albanologjisë dhe kritikës bashkëkohore, dhe lexuesi ta absorbojë shpejt.

A.K./TemA

1 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Paska ne Vaticano pjese nga "cultura" a trashegimia e "vyer" e te pareve te nje Miftari turk!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site.... allah uakbar!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje