VIDEO/ Rama: Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela

12 Shtator 2024, 08:03Kulturë TEMA
VIDEO/ Rama: Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet

Një murale e veçantë po krijohet në godinën e Radio Televizionit Shqiptar në kujtim të këngëtares së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë më 6 shkurt 2014.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për krijimin e murales nga artisti Maximiliano Debasko.

“Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela”, shkruan Rama.

Artisti me famë ndërkombëtare, Maximiliano Debasko ka realizuar në Tiranë edhe muralen e shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa një vit më parë pikturoi portretin e yllit të futbollit ndërkombëtar, Lionel Messi. A.K./TemA

5 Komente

  1. Q
    Qytetari jo dicidal

    Muralja po se po dhe eshte nder. Po ajo duhet te kete shtatoren aty para Radio Televizionit, dhe pse jo ne nje vend sa me te dukshem ne mes te Tiranes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sokoli

      Muralja me te vertet tregon portretin e te madhes Vace Zela,por nuk na tregon vacen kemgetare, Vacen entuziaste. Kjo murale tregon Vacen e lodhur , Vacen e trishtuar, Vacen e ftohte ne shpirt,gje qe ka qene e kunderta. Vacja ishte kengetare qe rrezatonte ne portretin e saj gezim , harmoni ,shprese e se ardhemes......

      Përgjigjjuni
      1. M
        Messerschmitt

        njerzit skan buk me henger sdin si te kaloj muajin e ai trapi ben murale

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eva

          Juve nga gjermania ju ka mbet ora ne kohen e sales, kur moret rruget e kurbetit. Shko jepi nje lypesi nje trajse me ushqime e do shikosh qe ta hedh surratit, dua leke thote, buke kam vete! E kupton qe nje pastruese shtepie merr 25/30 euro ora ne shqiperi?!

          Përgjigjjuni
        2. D
          Drini.

          jo mor jo ,Vaçen e do Km. antisistem ,prandaj Vaçja eshte e lodhur dhe e merzitur,.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje