Rama ndan lajmin: Turi i Kullave zgjerohet në Kukës, Has & Tropojë! (FOTOT)

4 Qershor 2025, 14:42Kulturë TEMA
Rama ndan lajmin: Turi i Kullave zgjerohet në Kukës, Has &

“Turi i Kullave” vjen si një ide inovative e mbështetur nga GIZ Albania, për të përjetuar Shqipërinë nga një kënd i paeksploruar më parë.

Ky tur është një udhëtim në zemrën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore të Shqipërisë së Veriut. Ky itinerar përfshin eksplorimin e pasurive historike të kullave shqiptare, duke kombinuar përvoja autentike kulturore, historike dhe agroturistike.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me banorët e këtyre kullave, të njihen me historinë dhe traditat, të shijojnë gatimet tradicionale dhe të njohin përpjekjet për ruajtjen e kësaj trashëgimie të veçantë.

"Turi i Kullave zgjerohet në Kukës, Has & Tropojë, me nëntë kulla karakteristike që i shtohen kësaj eksperience autentike në zemër të veriut shqiptar, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit të turizmit të traditës në Shqipëri me kullat tipike, bujtinat, e kuzhinën tradicionale që promovojnë prodhimet cilësore #MadeinAlbania" - shkruan Rama në fb.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje