Në Parkun Kombëtar të Butrintit përfundoi restaurimi i rrethimit.
Rrethimi ishte projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60.
Pas më shumë se dy dekadash pa ndërhyrje të rëndësishme, ky element i infrastrukturës është rikthyer në gjendjen e tij të plotë funksionale dhe estetike.
Procesi është kryer duke përdorur materiale origjinale dhe duke respektuar konceptin arkitektonik fillestar.
Parku Kombëtar i Butrintit theksoi në një postim në rrjetet sociale se ky projekt nuk është thjesht një punim restaurimi, por një homazh për mjeshtërinë e projektuesit dhe një investim në mbrojtjen e trashëgimisë së Butrintit për brezat që vijnë.
Parku Kombëtar i Butrintit renditet i pari ndër 5 institucionet e trashëgimisë kulturore më të vizituara për periudhën janar-korrik 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Butrinti është vizituar gjatë këtyre muajve nga 150,178 vizitorë, vendas e të huaj.
Puuu puuu puuu!. Gonxhe b...q.... ministër i të majtëve (I thënçin). Vari ujkut mëlçitë e qengjit në qafë !!! Komplet shtet i kapur. Rilindje e kapur, neo-rilindje HAJDUTE!