“Risku sizmik dhe zvogëlimi i tij”, konferencë mes institucioneve në Akademinë e Shkencave

15 Qershor 2025, 13:05Kulturë TEMA
“Risku sizmik dhe zvogëlimi i tij”, konferencë mes

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës organizoi forumin shkencor “Risku Sizmik dhe Zvogëlimi i tij”, ku u trajtuan çështje thelbësore mbi menaxhimin e këtij rreziku në nivel kombëtar.

Në këtë forum, mori pjesa edhe Adisa Bala, drejtoresha e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila prezantoi kumtesën me titull “Menaxhimi i riskut sizmik në kuadër të mbrojtjes civile shqiptare”, duke vënë theksin te parandalimi dhe nevoja e bashkëpunimit ndërinstitucional në raste fatkeqësisht natyrore, transmeton ora.

Sipas njoftimit të AKMC-së, ekspertë të fushës prezantuan qasje dhe metoda për parandalimin dhe reduktimin e pasojave nga tërmetet, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjeve para, gjatë dhe pas ndodhjes së fenomeneve sizmike, si dhe nevojën për koordinim ndërinstitucional.

“Në përmbyllje, forumi prezantoi një sërë gjetjesh dhe rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse, punimet e të cilave janë botuar në librin e kumtesave pranë Akademisë së Shkencave dhe Fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit”, thuhet në njoftimin e AKMC-së në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje