nga Marash Mirashi
Ernest Marku eshte nga ata autorë shqiptarë që e ka letërsinë, pasionin e tij të jetës. Një shkrimtar i talentuar, mjaft racional, perfekt për nga mënyra sesi përvijohet mes kahjesh, rrymash, shoqërive letrare dhe dukurive të artit të të shkruarit; më ka impresionuar gjithnjë me shkrimësinë e tij në prozë, poezi dhe ne fushën e studimit ku shquajnë "Libri i Fishtës" dhe "Fjalë të Turitme të Gegnishtes Letrare".
Por Ernesti ështe para së gjithash nje prozator i zoti dhe i talentuar çka është dëshmuar më së miri me tregimet dhe romanin e tij të meparshëm me autorësi Alban N.
Romani i i tij i ri "Gega i motit", botuar në Prishtinë perben jo thjesht nje hap cilësor në krijimtarine letrare të mikut tonë por pasuron me tej fondin romanor te bibliotekes shqipe, me nje veper kaq të bukur.
"Gega i motit" eshte një roman dramatik që ka në qender fatin, identitetin dhe perpjekjet madheshtore te Adam Liburnit per për të mbetur një njeri po kaq madheshtor, në kushtet e një shoqërie që ngjan sikur jeton në çmendine.
Adam Liburni me ikjen e tij nga kjo botë, lë pas një shoqëri të depersonalizuar dhe ne depresion, si pasoje e historisë së kaluar, kalvarit të vuajtjeve dhe mundimeve, te trajtuara mrekullisht ne kapitujt e romanit.
Romani i vendos ngjarjet ne Veriperendim ne pjesen e pare te tij, duke bere nje kalim te befasishem dhe tejet intrigues ne pjesen e dytë, në Tiranë, me personazhe te cilat te ngjan se i ke takuar vetem ne imagjinate. E kjo eshte nje merite e padiskutueshme e autorit, tashme te mirenjohur.
Rrefimi eshte mbreselenes. Ndertimi i karaktereve dhe personazheve po aq bindes, sa te behet qe me ndonjerin syresh po shkemben duhan nga nje kuti plot mistere rrugeve te malesise. Autorin e terheq etnosi dhe magjia e peisazheve, ndaj ai i pikturon ato me fjale. Ndertimi i dialogjeve mban vend te rendesishem te "Gega i motit". Te duket teksa i lexon dialogjet, u ndien atyre dhe gulçet e frymemarrjes. Te hysh ne atmosferen e ketij libri eshte nje fat, te cilin na e ka lene ne dore Ernest Marku.Ta falenderojme Ernestin se bashku, por pasi ta kemi lexuar romanin, i cili mua me dha kenaqesi te eperme estetike. Urime i dashur Ernest! Rrugetim te mbarë mes lexuesve te letersise se bukur
Lini një Përgjigje