Rozafa Shpuza hap ekspozitën “Shkodra në Bardhë e Zi” në Galerinë "Oda"

3 Maj 2026, 11:10Kulturë TEMA
Rozafa Shpuza hap ekspozitën “Shkodra në Bardhë e Zi”

Artistja shkodrane Rozafa Shpuza ka çelur ekspozitën e saj fotografike “Qyteti që m’rri në sy” në 5-vjetorin e Galerisë “Oda”, një projekt i konceptuar dhe kuruar artistikisht nga vetë ajo. Përmes fotografisë bardhë e zi, ajo sjell një Shkodër intime dhe të ndjerë, si një mozaik emocionesh dhe detajesh urbane.

“Si bazë është cikli i qytetit. Janë çadrat, biçikletat, janë fëmijët. Janë fshatarë që shesin atje në fushë. Pra ka copëza qyteti që të gjitha bashkë bëjnë një mozaik që them që është i larmishëm edhe sjell gjithë qytetin para syve, sa e lejon galeri Oda se ju e dini galeri Oda është e vogël po shpirtin e ka të madh”, u shpreh fotografia Rozafa Shpuza.

Në këtë ekspozitë, artistja zgjedh gjuhën e thjeshtë por të fuqishme bardhë e zi, duke i dhënë më shumë thellësi dhe ndjeshmëri çdo imazhi të kapur përmes objektivit të saj. Kuratori i ekspozitës, Fatmir Juka, e vlerëson këtë prurje si një rrëfim të sinqertë artistik nga ana e artistes.

“Meqenëse se ajo ndoshta ndjehet shumë e kontrollon mirë këtë territor, kishte ndoshta nevojë për një mendim tjetër ë siç është ai një personi që ka pikturën dhe kjo qasje ndoshta mes fotografisë dhe të një syri tjetër, një këndvështrimi tjetër që e bëri të mundur këtë lloj kombinimi”, tha kuratori Fatmir Juka.

Ky vit duket të jetë i veçantë për Rozafa Shpuzën, pasi pak kohë më parë ajo solli për lexuesit librin më të ri me poezi “Vetimat e shuejnë inatin n’Bunë”, duke dëshmuar një profil artistik të shumanshëm. A.K./TemA

Lini një Përgjigje