Pasion, dramë dhe sensualitet në një nga historitë më të fuqishme të skenës botërore vijnë në baletin Carmen. Me muzikën e Georges Bizet dhe koreografinë e Amedeo Amodio, ky produksion i ri sjell një interpretim intensiv të një dashurie që digjet mes lirisë dhe fatit.
Nën dirigjimin e Gridi Krajës, Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së ndërtojnë një univers plot emocione, ku çdo lëvizje dhe çdo tingull rrëfen një histori të zjarrtë.
Në rolin e Carmen, dy emra të dashur për publikun: Anbeta Toromani dhe Adela Muçollari, ndërsa përballë tyre, Don José vjen nga Alessandro Macario dhe Dion Gjinika.
“Është një shfaqje shumë e bukur. Do ftoja publikun që ta shikojnë, ta shijojnë. Është prodhim i ri, prodhim me përmasa shumë të mëdha. Kështu që ju ftojmë, ne bëjmë maksimumin tonë.”
“Carmen është ai simbol i lirisë, është simbol i pasionit, është ajo grua që jeton sipas rregullave të saj. Ky version vjen nga një koreograf i madh italian, Amedeo Amodio, i cili e sjell më gjerë, më aktuale.”
Një premierë ku arti, pasioni dhe eleganca bashkohen në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në datat 4, 5, 9 dhe 10 maj.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje