Korçë/ Zhvillohet edicioni i tretë i Festivalit të Miqësisë Greko-Shqiptare

2 Maj 2026, 13:10Kulturë TEMA
Korçë/ Zhvillohet edicioni i tretë i Festivalit të

 Korça mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit të Miqësisë Greko-Shqiptare, një aktivitet që ngjiti në skenë artistë dhe kore nga Shqipëria dhe Greqia.

Ky festival, që u mbajt në ambientet e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, vjen si dëshmi e lidhjeve të hershme mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku arti shërben si një gjuhë universale komunikimi.

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbrëmja e djeshme e këtij edicioni.

“Përmes muzikës, këngës dhe performancave artistike, kjo mbrëmje solli një atmosferë të veçantë, duke përcjellë mesazhe miqësie, bashkëpunimi dhe respekti mes dy popujve tanë”, u shpreh Filo.

Në skenë u interpretuan pjesë nga repertori koral shqiptar dhe grek, këngë tradicionale dhe melodi të njohura të muzikës popullore të të dy vendeve. Koret pjesëmarrëse sollën një program të larmishëm me motive folklorike dhe pjesë të muzikës së kultivuar, duke krijuar një urë artistike mes dy vendeve.

Edhe të rinjtë u bënë pjesë aktive e festivalit, duke sjellë energji dhe entuziazëm në skenë. Mësuesja e muzikës, Tita Terzi, u ngjit në skenë së bashku me korin e saj, ku prezantoi dy këngë të përzgjedhura për këtë festival. Nxënësit pjesëmarrës e konsideruan këtë eksperiencë si një mundësi për të shfaqur talentin, por edhe për të njohur më nga afër kulturën dhe gjuhën greke.

Festivali i 3-të i Miqësisë Greko-Shqiptare konfirmoi edhe një herë rolin e artit si urë lidhëse mes popujve, duke promovuar dialogun kulturor dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve. A.K./TemA

2 Komente

  1. K
    K O R C A

    Kur ishte ne pushtet Sali Berisha , konsulli grek ne Korce u be nisiatori i nje koncerti me kenge tallava greke , duke mbushur muret dhe shtyllat e ndricimit dhe pemet e rrugeve , njoftime ne radio e televizion per oren dhe venfin (pallati i sportit) ku do te jepnin nje koncert te madh PER BASHKEKOMBASIT E TYRE ! Edhe pse e gjitha kjo ishte nje provokiim i dukshem , qe te ngjallte neveri e shije te keqe , askush nuk pipetiu , jo vetem nga autoritetet lokale e qendrore , por as edhe nje gazetar i vetem ! Ujku qimen nderron , por zakonin s`e harron !

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      MIQSIA GREKO SHQIPTAREVE VETEM NEPERMJET ORTHODHOKSEVE ,,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje