Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, shpërndan foton e rrallë me prindërit, motrën dhe gjyshen

1 Maj 2026, 14:20Kulturë TEMA

Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, shpërndan

Vajza e vogël e shkrimtarit Ismail Kadare ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet e saj sociale, përkatësisht në Instagram një foto të rrallë familjare.

Në foto ajo shihet me prindërit e saj, shkrimtarët Ismail dhe Helena Kadare, gjyshen e saj nga ana e babait, Hatixhen, dhe motrën e saj më të madhe Gresën.

Besiana Kadare shkruan në postimin e saj në Instagram: “Me prindërit, Gresën dhe gjyshen (mamanë e Ismailit-Hatixhe) te parku i liqenit. Unë jam në prehër të gjyshes dhe dukemi të pizmosura të dyja, si gjirokastrite të vërteta”.

Kujtojmë se shkrimtari jonë i madh Ismail Kadare u nda nga jeta në 2024 duke lënë pas një trashëgimi të paçmuar veprash si “Kush e solli Doruntinën”, “E penguara” dhe “Hija”.

A.K./TemA