Rudolf Marku, një nga poetët dhe mendimtarët më të njohur të letërsisë shqiptare, vjen para lexuesit me librin e tij më të ri me poezi, “Kthimet” .
Ky vëllim poetik është një ngjarje letrare më vete, ku ndërthuren kujtesa, malli, kthimi dhe udhëtimet e brendshme të njeriut.
Poezia e Markut shfaqet si një përballje ekzistenciale me kohën, humbjen dhe vdekjen, duke e vendosur lexuesin në një udhëtim shpirtëror e filozofik.
Në këtë vepër, koncepti i kthimit nuk është thjesht rikthim fizik apo nostalgjik, por një proces i thellë etik dhe filozofik.
Ai e përshkroi jetën njerëzore si një udhëtim të pandalshëm nga lindja deri në vdekje, ku çdo kthim është në fakt një rikthim tek vetvetja.
I ftuar në RTSH-24, Rudolf Marku ndau me publikun detaje mbi këtë botim.
Duke sjellë shembullin e Odisesë, Marku theksoi se udhëtimi i tij nuk ishte thjesht gjeografik, por një përballje me shtresat e brendshme të qenies njerëzore.
“Udhëtimi i Odisesë për 20 vjet nuk ishte një udhëtim gjeografik, por ato përbindshat që i dalin gjatë rrugës, sirenat e detit, ciklopët, janë shtresa e psikikës së qenies njerëzore. Sakrificat e tij për t’u rikthyer në Itakë, ishin rikthim tek vetja e vet.”
Poezitë e tij, si “Një vizitë në shtëpinë e fundit të prindërve” apo “Kujtim i largët”, e vendosin subjektin lirik përballë humbjes dhe trashëgimisë morale, duke e bërë kujtesën formën më të fortë të rezistencës ndaj kohës.
Vargjet e Markut ndërthurin metafora të fuqishme, ku rruga dhe distanca mes jetës dhe vdekjes shfaqen si një hap i vetëm, duke i dhënë poezisë një dimension filozofik që lidhet me mendimin ekzistencialist.
Ai theksoi se udhëtimi njerëzor është një hark i pandalshëm nga lindja deri në vdekje, ku çdo kthim është në fakt një rikthim tek vetvetja.
“Kthimi është gjithmonë një ri-kthim tek vetvetja. Njeriu pasi udhëton, ka nevojë të rikthehet dhe të kërkojë veten e vet,” u shpreh ai.
“Kthimet” është një vëllim ku poezia merr trajta intime dhe universale, duke e bërë lexuesin pjesë të një reflektimi të thellë mbi jetën, kujtesën dhe vazhdimësinë.
Përmes vargjeve të tij, Rudolf Marku sjell një poezi që është njëherësh personale dhe filozofike, një udhëtim i brendshëm që fton lexuesin të përballet me kohën dhe me vetveten.
Në intervistën e tij, Marku shtoi se ky libër është një përpjekje për rikthimin e njeriut tek vetja, një udhëtim shpirtëror që kërkon vazhdimësi.
Në mesazhin e tij për lexuesit, Marku nënvizoi se ky libër është një përpjekje për rikthimin e njeriut tek vetja, një udhëtim shpirtëror që kërkon vazhdimësi.
“Nuk është një rikthim iluzionues, por një rikthim që kërkon vazhdimësinë. Sepse njeriu është qenie që kërkon vazhdimësinë, ai kërkon të zbulojë veten e vet.Kthimet” është një vëllim ku poezia merr trajta intime dhe universale, duke e bërë lexuesin pjesë të një reflektimi të thellë mbi jetën, kujtesën dhe vazhdimësinë.
Përmes vargjeve të tij, Rudolf Marku sjell një poezi që është njëherësh personale dhe filozofike, një udhëtim i brendshëm që fton lexuesin të përballet me kohën dhe me vetveten.
A.K./TemA
Paska hyre dhe ky ne historine e letersise shqiptare?
Ne rradhe te pare Respekt dhe vetem Respekt per z. Rudolf Marku. Njeriu i sakrificave ne ditet e tije te veshtire dhe te Families te tije... Fatekeqesisht akoma ka ndonje tek tuk Idiot qe flete kundra njeriut te shume vuajtur si shume e shume te tjere , qe I qendruan besnik vetes nga karakteri i paster dhe Moral. .. Respekt dhe njehere per z. Rudolf Marku....Zoti te dhente shendet dhe lumturi paci gjithmone... Nga nje Qytetare I thjeshte,qe ka Lexuar Historine fatekeqe qe ke kaluar ne ditet e zeza te jetes tende ... me Dosje te njejte 24 ne Survejim...Por trupi i gjysmuar nga Torturat duke mos pranuar pate fate qe nuk bera burg...deri sa ika...
Per mua Rudolf Marku eshte nje prej korifejve te elites shqiptare e jo vetem. Nje artist me A te madhe.( "artista maledetto") E konsideroje si me fatlumin e jetes kohen kur une e degjoja(jo bisedoja, nuk njihja e pothuajse nuk kisha degjuar kurre per shumicen e ketyre emrave) te fliste ne mesin e viteve 80 per Celine e Proust, Joyce, Dostojevskij, Bulgakov, Borges, Markezin e Cortizarin, Carl Jung e Freud, Camus e Sartrin, Sagan,Valeryn e Eluarin, Elitas, Seferis e Cavafyn, Quasimodon e Malaparten, Neruden,Eliotin,Whitman e Ezra Pound, Celanin e Sorescun, Mark Chagal e Picaso, Kadarene e Fishten, Migjenin e Lasgushin, Camajn e Ndoc Gjeten, Fatos Arapin, Bardhyl London, Petro Markon e Petro Zhejin etj etj. MIRENJOHE Shpirt i lire! Shqiperia te ka borxh. Ferdinand Matanaj Neurokirurg Kanada