Piktura është pjesë e ekspozitës “Nostalgji – Elbasani në telajo”
Është një ndër veprat e arrira të autorit të mirënjohur Gazmend Xhaferri.
Është një rrugë e vjetër e qytetit të tij, në Elbasan, të cilin autori e ka përjetësuar në telajo, me shumë dashuri. Piktura simbolizon si nostalgjinë e aturorit për vendlindjen ashtu edhe shpopullimin dramatik të vendit.
Bëhet fjalë për rrugën e njohur, me selvijat shekullore të Namazgjasë.
Piktura është përzgjedhur nga Mapo teksa në hollin e Teatrit “SKAMPA”, u çel ekspozita e tij me titull “NOSTALGJI – ELBASANI NË TELAJO”
Në këtë ekspozitë në telajo, teknika të ndryshme dhe pamje të Elbasanit që nga viti 1916, e deri në ditët e sotme, duke ngjallur nostalgji dhe krenari për qytetin. Përveç nostalgjisë, këto piktura kanë dhe karakter historik.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur, deri në datën 2 Maj.
/MAPO/
Lini një Përgjigje