FOTO HISTORI: Dritëro Agolli dhe Rexhep Qosja në vitin 1972 dhe një poezi në nderim të tyre

29 Prill 2026, 15:15Kulturë TEMA
FOTO HISTORI: Dritëro Agolli dhe Rexhep Qosja në vitin 1972 dhe

Miqësia e dy emrave të shquar të letrave shqipe, Dritëro Agollit dhe Rexhep Qosja, është e njohur ndërsa fotoja historike i përket vitit 1972.
Ishte koha kur Rexhep Qosja ndodhej në Shqipëri si përfaqësues i intelektualëve nga Kosova për njehsimin e gjuhës shqipe.

Faqja zyrtare e Dritëro Agollit e ka përcjellë foton me një poezi të Dritëroit, në nderim të Rexhep Qosjes në ditën e ndarjes së tij nga jeta.


T’u japim fund të gjitha marrëzive
Dhe ndofta fund dhe gjërave idiote,
Madje të shkojmë larg dhe prej shtëpive
Që mbledhin ndyrësirat e një bote.
T’u japim fund të gjitha marrëzive.

Të shkojmë atje ku rrojtën gjyshërit tanë
Tek bimët , shpezët, kafshët dhe insektet,-
Këta të vjetër gjyshër tru na dhanë,
Kur s’ishin as katundet, as qytetet.
Të shkojmë atje ku rrojtën gjyshërit tanë.

Të shkojmë atje ku nis rrëkeja jonë,
Ku vdekja vdekje është e jeta jetë,
Ku rrenën me çarçaf nuk e mbulojnë,
S’e futin në krevat si të Vërtetë.
Ndaj shkojmë atje ku nis rrëkeja jonë.

/MAPO/

3 Komente

  1. D
    DritHeroi

    Keta sikur i rruanin dhe qethnin tek aeroporti para se te hynin ne ferr, se kan rruar kete!?

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na ishte njehere

      Keta dy jan shembull i "Bitellsave" ne komunizem, derisa nxenesve dhe studentave ua shkulnin floket dhe zullufet neper shkolla qe te mos ndjekin shembullin e tyre.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Flamur Struga

      Ata iken u larguan ,por cfare lan pas?E lane nje pjese te madhe te kombit tethone: e varferuan shkencen,kulturen,e lane jetim nje popull pa u dhene keshilla (qe fatkeqesisht ne kemi nevoja per mendjet e ndritura te gjiganteve,se kemi nevoje sot o kurr),ata pushojne nuk ndigjojne nuk lexojne per cmendurit e sharlataneve,psikopateve ,xhelozeve dhe katileve,ata jane bashkuar te gjithe prane Gjergj Kastrioti,Naum Veqilharxhi,Vaso Pashe Shkodrani,vellezerve Frasheri,Mihal Grameno ..ata vajtojne edhe atje per fatin e atyre qe lan pas...atyre u nevoitet te diskutojne me Luigj Gurakuqi,Isa Buletini, Ismail Qemali..ata vajtojne edhe atje per trojet tona,per gjuhen tone,per Flamur dhe identitetin tone...ata do konsultohen me trimat eUCK- ese ,me Komandantin Adem Jashari...Ata lane porosi: Shqiperia me te gjithatrojet e veta- te jete e bashkuar...Ata jane ne nje lapidar qe emri vepra e tyre ,do perjetesohet sa te jete JETA.I perjeteshem qofte jeta vepra e ketyre martireve te Kombit tone...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje