Debati për fenë/ Serjani: Zoti ekziston edhe për shkak të argumentit moral

29 Prill 2026, 11:09Kulturë TEMA
Debati për fenë/ Serjani: Zoti ekziston edhe për shkak të

“Unë jam ateist, për të kuptuar botën unë bazohem tek ajo që më thotë shkenca, tek ajo që më thotë logjika”, shprehet Mustafa Nano. 

“Unë do të mbroj tezën se përse krishtërimi është shpjegimi më i mirë për realitetin…”, tha Kaon Serjani.

Mustafa Nano në rolin e një ateisti dhe teologu Kaon Serjani si një i krishterë zhvilluan një debat publik me qëllimin për të dhënë përgjigje pyetjes ekzistenciale se cili ofron shpjegimin më bindës për realitetin.

Mustafa Nano, publicist, ish-ambasador: Ateizmi është një kundërshtim i narrativave fetare. Kemi objeksionet tona ndaj narrativave fetare.

Kaon Serjani, studiues, teolog: Kjo është dhe arsyeja përse duhet ta braktisësh ateizmin, sepse nuk shpjegon gjë. Një botëkuptim që të jetë i arsyeshëm duhet të bëjë shpjegimin më të mirë të fakteve. Nëse thua që nuk e bën krishtërimi shpjegimin më të mirë të faktve, duhet ta bësh ti si ateist atëherë.

Debati nis që me teoritë për origjinën e universit. Për Serjanin përgjigjen e gjejmë te krijuesi, ndërsa për Nanon, universi shpjegohet përmes proceseve natyrore.

Mustafa Nano: Zoti është në nivelin e një ligjërimi belbacuk, gati gati sikur përton. ‘Unë krijova qiejt dhe tokën’…

Kaon Serjani: Është gjë e madhe të krijosh qiellin dhe tokën

Mustafa Nano: Por ai kishte në dorë të thoshte ndonjë gjë që njerëzit nuk e dinin. Sepse këtë çdo bujk dhe çdo blegtor i asaj kohe ishte në gjendje ta shihte dhe vetë. Tokën ai e ka xhan, e veçon…

Kaon Serjani: Po, sepse nëse në këto planete nuk eksiton qenie si njeriu që është në imazhin e Perëndisë, është e arsyeshme të mendosh që Bibla të flasë vetëm për atë pjesë të Universit që ekziston kjo qenie e krijuar në imazhin e Perëndisë si kulmi i krijimit.

Nano dhe Serjani ballafaquan vizionet e tyre për botën. Si e kuptojmë nëse Zoti ekziston?

Mustafa Nano: Edhe unë e di që do ishte shumë mirë që Zoti të ekzistonte sepse bazat morale do ishin më solide. Unë do të priresha si të gjithë të respektonim normat morale që Zoti të përcaktonte.

Kaon Serjani: Unë e dhashë argumentin që Zoti ekziston, ai shpjegon më mirë origjinën e universit dhe mirëfunksionimin e universit.

Argumenti tek i cili pjesëmarrësit në debat gjetën kundërshtime të forta ishte rreth moralit dhe ndërgjegjes njerëzore.

Kaon Serjani: Zoti ekziston edhe për shkak të argumentit moral. Ne lindim si qenie që kemi ndërgjegjësim moral, po kjo nuk shpjegohet në ateizëm. Ju u përpoqët ta shpjegonit përmes evolucionit të kafshëve, por kjo nuk tregon asgjë. Nëse Zoti ka vdekur dhe është ringjallur dhe ka fituar mbi vdekjen, do të thotë që Zoti ekziston.

Mustafa Nano: Ka shoqëri parakristiane që funksionin gjithashtu mbi bazën e normave morale, që më pas edhe krishtërimi i përshtati. Njerëzit kanë instikt moral.

Kaon Serjani:  Nano thotë që të jemi të mirë më tjetrin e kemi instikt moral. Të jesh i mirë me tjetrin që të jesh altruist. Por çfarë do të thotë? Nuk shpjegon asgjë. Nëse Zoti nuk ekziston, kush të tha të jesh altruist? Bibla thotë që Zoti e ka krijuar ndërgjegjen.

Publicisti Mustafa Nano dhe teologu Kaon Serjani debatuan para një audience të gjerë qytetarësh që u përfshinë në diskutime me argumentet e tyre.

A.K./TemA

2 Komente

  1. L
    Logos

    Mjafton nje pyetje per Mucin : Ate telefon qe ke ne dore kush e ka krijuar ? ...dhe sigurisht qe Muci do pergjigjej menjehere : Apple ......po mire , po si ka mundesi atehere qe trupi yt qe eshte shume here me i nderlikuar se telefoni , nuk paska nje Krijues...???!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Zoti dhurues i moralit!!!!!! Po cili është argumenti për këtë? Morali qenka dëshmi e ekzistencës së Zotit? Kush e krijoi universin? Zoti thonë kaonët e Serjanit. Po atëherë, nëse çdo gjë duhet ta krijojë dikush, siç ndodh në veprimtarinë e njeriut, po Zotin kush e krijoi? Ky pse përjashtohet nga ky rregull? Kaoni le ta gëzojë zotin, të tjerët le të gëzojnë ndërgjegjen e tyre dhe dijet që i ndriçojnë mbi faktin që bota (universi) ekziston vetvetiu, pa qenë nevoja ta krijojë dikush, secili në mendjen e vet le të gëzojë shëndetin mendor që i jep qetësi apo kënaqësi e mos na lodhni veshët me idiotësira jo kush, jo si. Shfrytëzoni ato vite jete dhuruar nga përkohësia dhe ata, për të cilët ka Zot i urojmë të venë e t'i ankohen pse na bëre të përkohshëm, pse bëre të mirë e përballë tyre të ligj, pse e rregullove punën që qeniet e tua të hanë njëra-tjetrën që të mundin t'i jetojnë vitet e kufizuara që u ke dhënë e tërci-vërci. Zoti!... Ithtarët e tij e kanë përgjigjen për kontravesallëqet: për mënxyrat që i pllakosen në jetë, thonë se kjo është mënyra për ta vënë njeriun në provë... Po pse iu dashka kësaj ssupperfuqie të krijojë qenie të papërsosura e pastaj të vihet në hall për t'i vënë në provë e për t'i përgjuar orë e minutë se si do sillen gjatë provës?... Kësaj teorie i thonë pirdh të shfryhesh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje