Rihapet Muzeu Arkeologjik i Durrësit/ Rama: Ne bëmë gjithçka na takonte që me projektet dhe vullnetin e duhur të çonim përpara këtë program

28 Prill 2026, 14:04Kulturë TEMA
Rihapet Muzeu Arkeologjik i Durrësit/ Rama: Ne bëmë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot kontributin e programit “EU4Culture” të Bashkimit Europian në ringritjen e shumë objekteve të trashëgimisë kulturore, pas goditjes nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019.

Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në rihapjen e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, pas restaurimit të tij në kuadër të programit “EU4Culture”.

Ky program, deri tani ka mbështetur rilindjen e 23 objekteve të trashëgimisë kulturore.

Kryeministri vlerësoi se kjo ringritje u bë e mundur falë solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë me BE-në, që vuri në dispozicion programin “EU4Culture”.

“Ne bëmë gjithçka na takonte që me projektet dhe vullnetin e duhur të çonim përpara këtë program. Ka ende disa objekte në proces, por është bërë një punë transformuese që flet vetë”, tha Rama.

Rama theksoi se si në rastin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, edhe në rastin e objekteve të trashëgimisë kulturore, me rindërtimin pas tërmetit është krijuar një mundësi e re për të ndërtuar më mirë dhe më bukur.

Rama nënvizoi rëndësinë e madhe që ka programi dhe në tërësi investimi në kulturë për Shqipërinë.

“Jo thjesht sepse Shqipëria është një vend turistik, por edhe sepse është pranë anëtarësimit në BE, i ka të gjitha mundësitë për të nxjerrë në pah sa më shumë historinë e vet”, tha Rama.

Kryeministri falënderoi të gjithë ata që kontribuan për këtë projekt, të cilin e cilësoi “një sfidë të fituar”.

A.K./TemA

1 Komente

  1. m
    mender vilajet

    Ky idiot dhe injorant i rrezikshem, vazhdon te harroje vendin qe mban, dhe tere kohen eshte i ndodhur ne vende qe nuk i takojne.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje