Kledi Kadiu sjell në Shqipëri International Ballet Competition Albania

27 Prill 2026, 20:01Kulturë TEMA
Kledi Kadiu sjell në Shqipëri International Ballet Competition Albania

Balerini i mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu ndau sot lajmin se do të sjellë në Shqipëri edicionin e parë të International Ballet Competition Albania.

Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar, që vjen si iniciativë e Kledi Kadiut dhe balerinit Dorian Grori, do të ketë mbështetjen e Shkollës Kombëtare të Baletit, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit si dhe të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Programi do të shtrihet në dy ditë: më 4 dhjetor do të zhvillohet një workshop pranë Shkollës Kombëtare të Baletit, ndërsa më 5 dhjetor do të mbahet konkursi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Projekti synon të kthehet në një pikë referimi për artin e kërcimit në rajon dhe më gjerë, duke mbledhur talente nga vende të ndryshme të botës dhe duke e vendosur Shqipërinë në hartën e aktiviteteve prestigjioze të baletit.

Juria dhe trupa e pedagogëve do të jetë e një niveli të lartë ndërkombëtar, me emra të njohur si Frédéric Olivieri, Paola Vismara dhe Michele Merola.

Kjo nismë përfaqëson fillimin e një projekti afatgjatë, me synimin për të krijuar një platformë të qëndrueshme për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për shkëmbime artistike ndërkombëtare.

A.K./TemA

1 Komente

  1. l
    lora.vlora

    Juria do jete nga nivel nderkombetar ? Ja ke fut pordhes ,te ishte nga russia do e besoja po nga shkollat e Leces vk .balerinet shqiptare kane qene me te miret deri ne vitet 90 ,pasi kane mesuar metodiken russe ,pastaj u bastarduan ne balet "modern "Vendet komuniste ,bullgari shqiperi hungari ,dhe ish vendet e Bashkimit sovjetik kane pasur balet klasik ,evropa ka qene nje zero,Respekte per baletin russ

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje