Rexhep Qosja u nda nga jeta së fundmi. Një ngjarje që të bën të mendosh për të gjithë figurat e mëdha intelektuale që kemi humbur. Dhe, patjetër, të ngresh dhe pyetjen njëmiliondollarëshe: a do të kemi më si ato?
Dritëro Agolli ishte një figurë e tillë. Pavarësisht se nëpër shkrime, botime akademike dhe artikuj ndërkombëtarë atij i referohen si “shqiptari tjetër”, Dritëro Agolli mbeti një ndër ato që e lartësonin gjuhën shqipe. Ishte një njeri që kishte humor, dinte ta përdorte batutën dhe nuk ishte kurrë banal.
Një shkrimtar me imegjinatë të pasur dhe një njeri me burime të pashtershme energjie ai thuhej se shkruante natën deri vonë, gjatë ditës ishte shumë i zënë me punë. Dritëroi ishte deputet dhe kryetar i lidhjes së shkrimtarëve por Dritëroi ishte dhe një njeri i popullit. Me origjinë nga Devolli ai nuk e kishte për gjë të kthente një gotë me të gjithë.
Rivaliteti i tij me Kadarenë vetëm sa i bëri mirë letërsisë shqipe. I bëri më prodhimtarë të dy. Dritëroi ka shkruar shumë, më pak se Kadareja gjithsesi, por të gjithë do të veçonin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” si kryeveprën e tij absolute.
Megjithatë unë dua të flas për një libër më pak të njohur. Titullohet “Trëndafili në gotë”. Për protagonist ka Minain, një “shkrimtar të dështuar” që kapet në një trekëndësh dashurie me Merin dhe Zanën. Mjedisi është ai i Shqipërisë komuniste dhe sikurse te romani tjetër i Dritëroit (Dështaku) Minain në fund e qëllojnë me armë.
Personazhet janë shumë të prekshme dhe atmosfera është e ndërtuar mirë, mes darkave dhe batutave, të qeshurave dhe lotëve “Trëndafili në gotë” është një libër që të rrëmben nga faqja e parë tek e fundit.
Për të gjithë ato që duan t’i hedhin një sy, e gjeni te botimet “Dritëro”.
Lini një Përgjigje