"Nga cikli pranverë 2026" është vepër e piktorit Sadik Kasa
Pikturat e Sadik Kasës spikasnin për stilin e tyre unik dhe kombinimet e bukura të ngjyrave.
Sadik Kasa në punimet e tij i dedikohet kryesisht natyrës dhe peizazheve mahnitëse.
Sadik Kasa, një ndër emrat e artit shqiptar, ka krijuar një trashëgimi të vyer përmes veprave të tij artistike, të cilat pasqyrojnë bukurinë dhe natyrën e mrekullueshme të Shqipërisë.
Piktori elbasanas ka lindur, më 21 mars, në Ditën Botërore të Poezisë. Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, përgjegjës i Galerisë së Arteve në Elbasan dhe drejtues i një galerie arti private në qytetin e tij, Sadik Kasa ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin dhe promovimin e artit shqiptar.