Me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me COD, organizon një mbrëmje të veçantë muzikore në kuadër të Ditë së Europës.
Koncerti “Morricone dirigjon Morriconen” do të sjellë në Sheshin Italia emocionin e muzikës së pavdekshme të kompozitorit legjendar Ennio Morricone, nën drejtimin e birit të tij, Andrea Morricone.
Në këtë mbrëmje do të performojnë solistë të njohur ndërkombëtarë:
* Pianistja Cecilia Grillo
* Baritoni Alessio Quaresima Escobar
* Soprano Vittoriana de Amicis
Drejtimi artistik i koncertit i është besuar Anila Varfi.
Mbrëmja muzikore do të zhvillohet në Sheshin Italia, në orën 20:30, duke ofruar për publikun një përjetim unik me kolonat zanore më të njohura të kinemasë botërore.
Aktiviteti realizohet në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, Ambasadën Italiane në Tiranë, RTSH dhe TKOB. A.K./TemA
Lini një Përgjigje