Në ambientet e Akademisë së Shkencave u promovua libri “Portreti i një shkencëtari”, një vepër kushtuar profesor doktor Lekë Gjiknurit, me autor Eris Rusin. Libri sjell në vëmendje rrënjët dhe trashëgiminë e familjes Gjiknuri, duke pasqyruar njëkohësisht kontributin e tij të vyer në fushën e shkencës.
“Me rrëfimin që më ka bërë djali i profesor Lekës, Damiani, në momentin kur profesori ishte në kurim në Romë, ku të gjitha përpjekjet që një familje mund të bëjë synojnë edhe të pamundurën në raste jashtëzakonisht të vështira”.
Libri trajton në mënyrë të detajuar veprimtarinë shkencore dhe jetën e profesor Lekë Gjiknurit, duke evidentuar rolin e tij në zhvillimin e mendimit akademik në Shqipëri. Promovimi vjen si një nderim për figurën dhe kontributin e tij në shkencë dhe në jetën universitare të vendit.
Në këtë aktivitet morën pjesë akademikë, studiues dhe përfaqësues të jetës publike, të cilët e vlerësuan librin si një kontribut të rëndësishëm për njohjen dhe promovimin e figurave të shquara shqiptare.
A.K./TemA
Qenka gjetur Kola ne pune .......!!!