Transmetuesit kombëtarë të Irlandës, Spanjës dhe Sllovenisë nuk do ta transmetojnë Konkursin e Këngës në Eurovision, pas vendimit për ta bojkotuar ngjarjen për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.
Transmetuesi slloven RTV konfirmoi të enjten se në vend të kësaj do të transmetonte një seri filmash rreth Palestinës, raporton Guardian.
RTVE e Spanjës gjithashtu përsëriti vendimin e saj për të mos transmetuar Eurovisionin, për herë të parë që kur vendi filloi të merrte pjesë në vitin 1961. Transmetuesi publik i Irlandës, RTÉ, njoftoi dhjetorin e kaluar se nuk do të transmetonte ose nuk do të merrte pjesë në këtë ngjarje.
Holanda dhe Islanda u tërhoqën dhjetorin e kaluar, por konkursi do të transmetohet nga transmetuesit e tyre përkatës kombëtarë, NPO dhe RÚV. Konkursi i këtij viti, Eurovisioni i 70-të me 35 vende pjesëmarrëse, do të mbahet në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, nga 12 deri më 16 maj.
Tërheqjet u shkaktuan nga vendimi i organit organizator, Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), për të lejuar Izraelin të marrë pjesë pavarësisht kritikave të forta për luftën në Rripin e Gazës.
Na plasi raki
Shumë mirë kanë bër,sepse Izraeli është një shtet fashist .Beniamin Netanjau është një kriminel lufte ku shumica e shteteve europiane po të shkelte në vëndin e tyre do ta arrestonin dhe do t’ja dorëzonin Gjykatës së krimeve të luftës në Hagë të Holandës.Këtyre shteteve ju shtua së fundmi edhe Hungaria me fitoren e Peter Magiar.Ky i fundit deklaroi se do ta arrestonte Fashistin Netanjah nqse kalonte në Hungari.Pra ky shtet që ka gati 80 vjet që sillet me popullin palestinez si dikur nazistët me çifutët në Luftën e II Botërore.Ky shtet i ndyrë nuk e meritonte as të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të futbollit këtë vit.Ky shtet që ka fituar urrejtjen e gjithë botës arabe mbijeton vetëm falë përkrahjes që ka patur nga UK dhe USA,sepse ndryshe do kish shkuar në p të sëmës.