Çdo 23 prill, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit, një datë që i kushtohet promovimit të leximit dhe vlerësimit të librit si një pasuri e pazëvendësueshme kulturore.
Shkrimtari i njohur për fëmijë, Xhahid Bushati, ndalet te sfidat që e ndjekin sot një autor në raport me lexuesin dhe me shtëpitë botuese.
“Shkrimtari sot, nëse flasim për Shqipërinë, përballet me shumë sfida. Ekzistojnë disa raporte mes leximit dhe mosleximit, shtëpive botuese dhe vetë shkrimtarit. Pra, nuk ka atë “frymëmarrje” që shpeshherë e gëzojnë shkrimtarët e vendeve të huaja, por gjithsesi mjafton talenti.
Megjithatë, Bushati nuk e sheh epokën e teknologjisë si një kërcënim për librin, por si një realitet me të cilin ai duhet të bashkëjetojë.
“Nuk është thjesht një ditë simbolike, por një ditë që përfaqëson shenjtërinë e librit. Librin askush nuk mund ta luftojë, sepse ai është burim mençurie. Libri është një realitet që nuk mund të zhduket, pasi bashkë me të nuk mund të zhduken as shkrimtari dhe as lexuesi”, tha ai.
Dita Botërore e Librit përfaqëson në vetvete një simbolikë që lidhet me marrëdhënien e pandashme mes autorit dhe lexuesit në çdo kohë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje