Olimpiada e përbashkët e Gjuhës Shqipe, Kumbaro: Kremtim i gjuhës shqipe, nga shkollat tona deri në Kosovë

25 Prill 2026, 17:59Kulturë TEMA
Olimpiada e përbashkët e Gjuhës Shqipe, Kumbaro: Kremtim i

Këtë të shtunë u zhvillua faza e dytë e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë në nivelin e Zyrave Vendore Arsimore, ku nxënësit e klasave të nënta testuan njohuritë e tyre dhe dëshmuan lidhjen e fortë me gjuhën dhe identitetin kombëtar.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale e cilësoi këtë olimpiadë si një kremtim të bukurisë së shqipes që bashkon të gjithë shqiptarët, duke theksuar rëndësinë e saj si një urë bashkëpunimi mes të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo nismë e përbashkët synon të forcojë dashurinë për gjuhën shqipe dhe të nxisë shkëmbimin arsimor dhe kulturor mes dy vendeve.

Finalja e Olimpiadës do të zhvillohet më 23 maj në Prishtinë, ku do të përballen nxënësit më të mirë të këtij edicioni.

Lini një Përgjigje