Papa Leoni XIV ka emëruar Atë Flavio Cavallinin Administrator Apostolik të Shqipërisë së Jugut. Flavio Cavallini, i lindur në Verona të Italisë, prej vitit 1993 shërben në Shqipëri dhe ka udhëhequr për tre mandate Provincën Françeskane Shqiptare.
Ndërsa nga viti 2015 jeton në Kuvendin Françeskan të Tiranës dhe i përkushtohet formimit biblik të laikëve dhe katekistëve. Që nga fillimi i vitit 2015, Atë Flavio Cavallini shërben si famullitar pranë Kishës së Shën Antonit në Tiranë.
Jugu i Shqipërisë historikisht ka qenë e pëlqyeshme si nga kisha ortodokse ashtu dhe nga kisha katolike. Që nga kryqëzata e katërt e vitit 1204 lufta për dominim në Jug të Shqipërisë midis ortodoksëve e katolikëve ka qenë interesante nga këndvështrimi historik.