E internuar 45 vite nga diktatura e PPSH, shuhet ikona anti-komuniste, Klara Mirakaj-Merlika

26 Prill 2026, 13:00Kulturë TEMA
E internuar 45 vite nga diktatura e PPSH, shuhet ikona anti-komuniste, Klara

Është ndarë së fundmi nga jeta Klara Mirakaj-Merlika, e cila konsiderohet si një grua ikonë e qëndresës anti-komuniste. Ajo i pati mbijetuar internimeve të shumta dhe vuajtjeve për plot 45 vite nën regjimin komunist.

Lajmin e bëri të ditur për publikun Dr.Besim Ndregjoni përmes një njoftimi, ku rendit edhe peripecitë e shumta të të ndjerës.

REAGIMI – U shua një ikone antikomuniste, Klara Mirakaj-Merlika. Këto ditë u nda nga jeta një grua ikonë e qëndresës antikomuniste, e internuar 45 vite nga diktatura komuniste, bija e luftëtarit antikomunistë Pashuk Bibë Mirakaj-nusja e djalit të Kryeministrit Shqiptar Mustafa Merlika Kruja.

Ajo u internua që fëmijë në kampet famkeqe të Tepelenës, Beratit dhe Lushnjes, shkoi vajzë e re krejt ëndrra rinore, u kthye në Tiranë e lodhur, e masakruar nga torturat e Sigurimit të Shtetit në 91 në Tiranë. Ajo pati një qëndrese dhe krenari përballë masakrave të komunizmit, por gjatë diktaturës pati një gëzim, u martua me Fatos Mërlikën birin e shquar të Mustafa Krujës Merlika.

Familja e saj njohu burgje dhe internime, por të gjitha këto i përballoi si një Norë e Kelmendit, e pamposhtur. Me ardhjen e pluralizmit ajo ishte një dëshmitare okulare për krimet e komunizmit që kishin kaluar familjet fisnike të veriut nga regjimi gjakpirës i diktatorit të egër kriminel Enver Hoxhës.

Familja, Unioni Mbarkombëtar, bashkëvuajtsit e sajë humbën një ikonë qëndrestare, por një trimëreshë antikomuniste. Një dëshmitare më pak përballë shoqërisë shqiptare që sundohet nga pasardhësit e diktaturës dhe kanë ,arrë peng demokracinë për të cilën Klara Mirakaj dhe qindra mijëra Klara luftuan që ajo t’i vinte Shqipërisë!

Me ndarjen nga jeta të antikomunistes, të mbijetuarës së diktaturës, bijës së familjes Mirakaj dhe bashkëshortes së fisnikut Fatos Merlika, e respektuara Klara Mirakaj-Merlika Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipëtisë ju shpreh ngushllimet e sinqerta familjes Mirakaj dhe Merlika për humbjen e kësaj trimëreshe antikomuniste dhe tepër të nderuar, sakrificat dhe qëndresa ndaj krimeve të komunizmit e bëjnë të pa harrueshme për ne antikomunistët veprën e saj njerzore mbijetuese! Qoftë e parajsës dhe sakrificat e saj u bëfshin paqe për Shqipërinë!

President i Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

A.K./TemA

5 Komente

  1. F
    Fol me këmbë në tokë.

    Jam plotësisht në anën e të persekutuarve të mendimit ndryshe(burgosurve politikë), ashtu sikundër dhe jamë kundër këtyre idjotëve që bëjnë sikur gjithkush që ishte kundër regjimit ( komunist) ishin Nora e Kelmendit apo Mic Sokoli, ( kishte të burgosur politikë dhe për vjedhje) Pikërisht për pikëpamjet politike vuajtën dhe qëndruan stoike në bindjet e veta, por nuk ishin Nora. (Tregoni pak historinë e Norës dhe bëni krahasimin).

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tanguli

      Nderim per humbjen e zonjes por terheqte kemben zvarre e ti beje thirrje zotit te te marre ty spiun i felliqur Besim Leshi qe e mban luften kunder komunizmit ndezur kur komunizmi ka nje shekull qe ka mbaruar. Ti po te rroje edhe deri ne vitin 2126 perseri do luftoje komunizmin. Kokra e idiotit

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Ngushëllime të sinqerta familjes.Krimet e diktaturës ,janë mikrobi infektiv në gjakun e kombit ,që nuk do eleminohet asnjëherë.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Zonja Klara u prehtë në paqe, shpirti i saj shkoftë në parajsë. Një klasë që vuajti për shkak të regjimit komunist që u instalua në Shqiperi. Kjo dihet ku i çoji ai regjim ata,por edhe ne , që nuk ishim largë jetës që benin të internuarit, për veç levizjes, pjesa tjetër e jetës ishte po thuajse njelloj. Më e keqja z. Ndregjoni është ajo çfar erdhi më pas. Çfar u bë për këta njerez që vuajten nga ata që morën pushtetin. Kush e mori persiper të sillte demokracine ne vënd. Çfar bëre Ti me shoket e tu për këta njerez që vuajten. Asgjë!. U permbys një klasë e kuqe, dhe erdhi ne fuqi një klasë e perzier, e kuqe me blu, më e keqe sa e para. A nuk ishte KOMUNIST dhe drejtues partie Sali Berisha?? Po Tritan Shehu? po Çlirim Gjata, po Ivi Kaso që babai tije merej me të internuarit dhe dëbuarit?? Pak djem dhe vajza kishte nga të dëbuarit dhe persekutuarit që kishin intelekt më të lartë se Paloka që ka zënë rrenje ne PD?? Dhe shumë të tjerë që unë nuk e di?. Ti del dhe shan ne TV vetëm Edi Ramën, dhe mirë bënë, po a ke thënë ndonjë herë ndonjë fjalë për komunistet që kanë ozurpuar PD?? Jo, të paktën unë nuk kam degjuar. Pse them këto fjalë nuk është se nuk kam respekt për Ju, dhe për gjithë ata që vuajten nëpër kampe,perulem me respekt për Ta,por kjo është e verteta, ne shpetuam nga një parti e punës, dhe besuam nga partia e re komuniste. Nuk ka KOMUNIST më të rrezikshem nga pseudo demokrati, dhe këtë po e shohim çdo ditë.

          Përgjigjjuni
          1. r
            reale

            Si gjithe te tjeret dhe kjo ,nuk eshte goditur vetem kjo nga sistemi , ka te tjere qe u goditen shume ashper deri ne mohim te gjese me te shtrenjte qe te jep natyra ....JETEN...kjo te pakten ishte kundra pushtetit te Enver Hoxhes qe ne djep , vuajti sa k me , mbijetoj ama ....po ish ministrat besnike te Enver Hoxhe qe humben jeten kot e me kot vetem se ishin ne qender te ciklonit ....nga konkurenca per trashegimnine cduhet te thone ?? B Balluku , Kadri Azbiu , Mehmet Shehu , Hito Cako Petrit Dume e shume e shume te tjere ...Dhe te gjithe ata ishin besnike te tije , luftuan ne L2 Boterore , kurse zonje ne fjale qelloj te ishte ne anen e kundert te sistemit ....sot , vjel ato qe ke mbjellur ....pa justifikuar krimet e diktraures , vec ka histori dhe ngjarje me tragjike ....ka nga ata qe nuk u gjenden akoma kockat , te shkojne familjaret dhe trashegimtaret dhe te perulen ....ku te perulenn ?????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje